Sejdin Meço
𝗗𝗿. 𝗦𝗲𝗷𝗱𝗶𝗻 Meço – Mjek KARDIOLOG 🫀
🔹Doktor Sejdin Meco ka mbaruar Universitetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 1998.
Për 3 vite ka punuar në spitalin e Përmetit. Është specializuar në vitin 2004 prane QSUT Tiranë si mjek Kardiolog. Pas mbarimit të specializimit si mjek kardiolog është specializuar si kardiolog invaziv.
Ka një eksperiencë të gjatë pune si kardiolog dhe kardiolog invaziv në strukturat e shumta private dhe shtetërore.
🔸Gjatë kësaj periudhe dr Sejdin Meço ka qenë aktiv në trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit duke qenë dhe bashkëautor në punimet e shumta shkencore. Dr. Sejdin Meço ofron ekspertizën e tij mjekësore pranë Starmed Hospital.