Estetikë

Home > Estetikë

Klinika jonë ofron një sërë trajtimesh estetike të efektshme në ripërtëritjen e pamjes suaj, me anë të metodave të efektshme dhe të sigurta nën kujdesin e disa prej specialistëve më të mirë të fushës.

Trajtimi me Botoks i fytyrës Një trajtim me Botox është minimalisht invaziv. Konsiderohet si një trajtim i sigurt dhe i efektshëm për linjat e holla dhe rrudhat rreth syve dhe ballit.

Mezoterapi e fytyrës me iPRP Plazma e pasur me trombocite (PRP) është një trajtim i fuqishëm kundër plakjes që përfshin përdorimin e gjakut të vetë pacientit si një injeksion, për të trajtuar një sërë indikacionesh, të tilla si rënia e flokëve, lëndimet sportive, plagët, shërimi i plagëve si dhe kundër plakjes.

Mezoterapi me koncentrate multivitaminash dhe HA Mezoterapia përmban një kokteil vitaminash, mineralesh, aminoacidesh dhe acidi hialuronik. Është terapi e projektuar për shtimin e qelizave, për të hidratuar dhe për të ofruar suplemente thelbësore për lëkurën.

Peeling Kimik është një proçedurë dermo-estetike që përmirëson rrudhat në lëkurë, aknet dhe shenjat e akneve, njollat.

Vendosja e fijeve PDO është një proçedurë që përdor sutura të tretshme për të rinovuar dhe ngritur lëkurën e varur.

Filler me acid hialuronik Acidi hialuronik është një substancë natyrale që gjendet në lëkurën tuaj. Ndihmon për të mbajtur lëkurën të shëndetshme dhe të hidratuar.

Lipofilling i fytyrës i njohur gjithashtu si lipomodelimi, transferimi i dhjamit ose lipotransferimi, është një proçedurë kirurgjike estetike për rimodelimin e fytyrës. Qëllimi i këtij trajtimi është të rrisë vëllimin e një zone ose të korrigjojë një defiçit konturor.

Heqja e dhjamit të gushës me anë të Lipoktemisë përmirëson konturin e qafës dhe gushës për një pamje më rinore dhe të ripërtërirë.

Heqja e dhjamit të faqeve me anë të Lipektomisë kthen pamjen rinore duke reduktuar zonat e mbushura për të holluar fytyrën.

Orari

E Hëne - E Premte

E Shtunë

E Dielë

7:00 - 19:00

7:00 - 17:00

Mbyllur

Na Kontaktoni

    Plotëso formën