Zhvillimi i gjirit është një fenomen fiziologjik normal për çdo vajzë, por edhe tek djemtë gjatë pubertetit vërehet një aktivitet i caktuar i gjëndrës së qumështit, i cili, me kalimin e adoleshencës, pushon derisa gjëndra tkurret dhe atrofizohet. Gjinekomastia është një situatë e karakterizuar nga zhvillimi i ekzagjeruar i gjëndrave të qumështit (të përbëra nga indet e gjëndrave dhe yndyra) te meshkujt. Për afërsisht 40% e djemve pas moshës 14 vjeç, njëfarë pranie gjinekomastie është normale dhe gjoksi mund të jetë disi i zhvilluar, por më pas ato zvogëlohen në 90% të rasteve. Gjinekomastia mund të shfaqet në dy forma: “e vërtetë” – rritja e gjëndrës së qumështit me të njëjtën strukturë si ajo e gruas dhe “false ose pseudo-gjinekomasti” – vetëm akumulim i yndyrës. Megjithatë, shpesh të dyja fenomenet janë të pranishme në një mashkull, zhvillimi i ekzagjeruar i gjëndrës dhe akumulimi i yndyrës. Përveç rasteve të lindura, gjinekomastia mund të shkaktohet edhe nga efektet anësore të disa ilaçeve, abuzimi me alkoolin dhe marijuanën etj. Shkaqe të tjera të gjinekomastisë mund të përfshijnë gjithashtu çrregullime endokrine, tumore dhe disa sëmundje kronike. Shpesh nuk është e mundur të eliminohet gjinekomastia me dietë ose stërvitje. Në raste të tilla, zgjidhja e preferuar për këtë fenomen është operacioni, i cili është efektiv dhe përfundimtar. Lloji i operacionit ndryshon nëse është gjinekomasti "e vërtetë" apo "pseudo-gjinekomasti". Ndërsa në rastin e parë është e nevojshme të hiqet e gjithë gjëndra qumështore e zhvilluar anormalisht, në rastin e dytë preferohet procedura e mikro-liposuksionit. Tek gjinekomastia e “vërtetë” operacioni kryhet me një prerje rreth areolës ndërsa në “pseudo-gjinekomasti” mjafton një vrimë e vogël në anë të gjoksit. Plagët në të dyja rastet janë pothuajse të padukshme. Kirurgjia e gjinekomastisë mund të kryhet në çdo moshë, pas përfundimit të zhvillimit fizik të mashkullit.
Çfarë duhet të dimë për operacionin?
- Përpara procedurës kryhen analizat para operacionit (anumëzimi i plotë i gjakut dhe grupi i gjakut, analizat e koagulimit, testet biokimike, virale, shtatzënia dhe urina, vizita me kardiologun dhe EKG, vizita me anestezistin, etj.).
Starmed aplikon anestezi të përgjithshme totalisht intravenoze, e cila mban presionin e gjakut të ulët, zvogëlon rrezikun e hemorragjive dhe hematomave, minimizon rrezikun e të përzierave dhe të vjellave dhe, për këtë lloj operacioni, është më i sigurt dhe më komod për pacientin, si dhe lejon kirurgu të punojë në kushte optimale.
Kohëzgjatja mesatare është afërsisht 1 – 2 orë, në varësi të zonave që do të trajtohen.
Qëndrimi për një natë në klinikë.
Dhimbje e lehtë – e moderuar dhe normalisht e tolerueshme.
Hematomat dhe edema në zonat e operuara të cilat zhduken gradualisht brenda 15 – 20 ditësh.
Cikatrice të vogla rreth areolës ose të tjera prej 3 – 5 mm, pothuajse të padukshme në pikat e futjes së kanulave të liposuksionit.
Periudha e shpejtë e rikuperimit, me përmirësim gradual të pamjes së zonave të trajtuara, rezultati konsiderohet përfundimtar 4 – 6 muaj pas operacionit.
Këshilla pas operacionit:
- Përdorimi i antibiotikëve oral, zakonisht deri në 5 ditë pas operacionit.
Veshjet e plagëve çdo 3 – 4 ditë nga stafi i klinikës.
Heqja e qepjeve 8 – 10 ditë pas operacionit.
Shmangni lëvizjet e detyruara dhe ngritjen e peshave për dy javë deri në një muaj pas operacionit.
Mos vozitni për 1-2 javët e para pas operacionit.
Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas operacionit, sipas këshillave të stafit të Starmed.
Fashë speciale elastike rreth gjoksit për 4 javë pas operacionit.
Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell.
Kontrollet postoperative me stafin e Starmed sipas protokolleve tona klinike.