Kirurgjia ditore është zhvilluar së tepërmi në vitet e fundit duke qenë zgjidhja e përsosur për pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje minimale pa qenë nevoja për shtrim në spital. Falë instrumenteve kirurgjikale të teknologjisë më të përparuar, teknikave më pak invazive dhe punës në ekip të kirurgëve dhe personelit mjekësor të specializuar, klinika jonë ofron ndërhyrjet kirurgjikale të syrit, veshit, hundës si dhe ndërhyrjet laparoskopike me shtrim minimal 24 orësh, duke iu mundësuar pacientëve kosto të reduktuara dhe rekuperim në konfortin e shtëpisë. Çdo ndërhyrje konsiderohet në bazë të nevojave individuale të çdo pacienti, duke ndjekur dhe ecurinë e tij gjatë gjithë periudhës së shërimit.
Kirurgjia e syrit
- Heqja e trupave të huaj në sy
- Kirurgjia e mishit të huaj në sy (Pterigium)
- Trajtim kirurgjikal i Dakrocistit (Infeksioni i kanalit të lotit)
- Trajtim kirurgjikal i Kalazionit (Byci i syrit)
- Trajtim kirurgjikal i Kataraktit (Perdja e syrit)
- Trajtim kirurgjikal dhe plastik në tumoret e kapakëve të syve
- Kirurgjia estetike e kapakëve të syrit (Blefaroplastikë)
Kirurgji ORL
- Drenimi i absesit tonsilar
- Heqja e trupave të huaj të hundë dhe në vesh
- Djegia e konkave të hundës
- Heqja e bajameve
- Heqja e mishit te huaj në hundë
- Trajtim për veshin e mesit
- Kirurgji plastike e veshëve (Otoplastikë)
- Kirurgji funksionale e hundës (Septoplastika)
- Rinoplastikë