Liposkulpturë

Home > Liposkulpturë

E kush nuk do të donte të kishte një trup të hollë, me forma harmonike dhe sensuale? Fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë e mundur. Ushqimi i parregullt, jeta plot tension, pasiviteti fizik, stresi, si dhe trashëgimia gjenetike, shkaktojnë depozitime yndyrore dhe celulit në pjesët e padëshiruara të trupit, duke krijuar kështu deformime të ndryshme. Yndyra e depozituar poshtë lëkurës është shumë e vështirë për t'u hequr me dietë dhe aktivitet fizik, gjë që shpesh çon në humbjen e yndyrës si pasojë në pjesë të tjera të trupit apo fytyrës, ku format e rrumbullakosura japin elegancë dhe bukuri. Rezultatet e një procedure kirurgjikale si liposkulptura janë të përhershme nëse vazhdoni të mbani një dietë korrekte. Objektivi i liposkulpturës është heqja e akumulimit të yndyrës në zona të caktuara të trupit si barku, ijet, vithet, kofshët, gjunjët etj. Kjo arrihet duke thithur shtresat e yndyrës së tepërt të depozituara në pjesë të ndryshme të trupit, duke rezultuar në plagë shumë të vogla (3 – 5 mm) dhe pothuajse të padukshme. Me liposkulpturë, mesatarisht, mund të hiqet deri në 3 – 4 litra yndyrë të depozituar nën lëkurë, ndërsa, në raste të veçanta, kur sasia e yndyrës është e madhe, mund të hiqet deri në 6 litra. Në varësi të nevojave dhe dëshirave të pacientit, sasia e yndyrës së mbledhur gjatë liposuksionit mund të injektohet (lipofilling) në zonën e vitheve. Nëse akumulimi i yndyrës shoqërohet me rënie të dukshme të lëkurës së barkut, mund të sugjerohet kombinimi i liposkulpturës me abdominoplastikën. Procedura e liposkulpturës është e mundur pasi të ketë ndodhur maturimi normal fizik dhe për këtë arsye në përgjithësi nuk ka asnjë kundërindikacion duke filluar nga mosha 18 - 20 vjeç.

Çfarë duhet të dimë për operacionin?

  • Përpara procedurës kryhen analizat para operacionit (anumëzimi i plotë i gjakut dhe grupi i gjakut, analizat e koagulimit, testet biokimike, virale, shtatzënia dhe urina, vizita me kardiologun dhe EKG, vizita me anestezistin, etj.).
  • Starmed aplikon anestezi të përgjithshme totalisht intravenoze, e cila mban presionin e gjakut të ulët, zvogëlon rrezikun e hemorragjive dhe hematomave, minimizon rrezikun e të përzierave dhe të vjellave dhe, për këtë lloj operacioni, është më i sigurt dhe më komod për pacientin, si dhe lejon kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Kohëzgjatja mesatare është afërsisht 2 – 6 orë, në varësi të zonave që do të trajtohen.
  • Një ose dy netë shtrimi në klinikë.
  • Dhimbje e lehtë – e moderuar dhe normalisht e tolerueshme.
  • Hematomat dhe edema në zonat e operuara të cilat zhduken gradualisht brenda 15 – 20 ditësh.
  • Cikatrice të vogla 3 – 5 mm, pothuajse të padukshme në pikat e futjes së kanulave të liposuksionit.
  • Periudha e shpejtë e rikuperimit, me përmirësim gradual të pamjes së zonave të trajtuara, rezultati konsiderohet përfundimtar 4 – 6 muaj pas operacionit.

Këshilla pas operacionit:

  • Përdorimi i antibiotikëve oral, zakonisht deri në 5 ditë pas operacionit.
  • Veshjet e plagëve çdo 3 – 4 ditë nga stafi i klinikës.
  • Heqja e qepjeve 8 – 10 ditë pas operacionit.
  • Shmangni lëvizjet e detyruara dhe ngritjen e peshave për dy javë deri në një muaj pas operacionit.
  • Mos vozitni për 1-2 javët e para pas operacionit.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas operacionit, sipas këshillave të stafit të Starmed.
  • Çorape speciale elastike, geta ose veshje trupore elastike vishen për 4 javë pas operacionit.
  • Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell.
  • Kontrollet postoperative me stafin e Starmed sipas protokolleve tona klinike.

Ore di lavoro

Lunedì- Venerdì

Sabato

Domenica

7:00 - 19:00

7:00 - 17:00

Conclusa

Contattaci