Rrathët e errët, lëkura e varur dhe rrudhat poshtë syve janë një shenjë e zakonshme e plakjes së lëkurës. Me kalimin e moshës ka humbje kockore, e cila në zonën rreth syve është më e theksuar pas moshës 35 vjeçare. Një zgjidhje për këtë është mbushja e kësaj zone me acid hialuronik të një densiteti që i përshtatet kësaj zone delikate.
Lloji i acidit të përdorur: Luminera.
Kohëzgjatja e procedurës: 10 – 15 minuta.
Anestezia: Jo.
Efekti: i menjëhershëm, rezultati tashmë është i dukshëm në fund të procedurës.
Kohëzgjatja: 4 – 6 muaj (në varësi të karakteristikave individuale).
Sasia e përdorur: Sipas nevojave individuale.
Çfarë duhet të presim pas mbushjes së rrudhave poshtë syve?
Ënjtje e lehtë nën sy (kalon spontanisht pas 2 – 3 ditësh).
Ndonjëherë disa mavijosje të vogla poshtë syve (ato kalojnë brenda 5 – 7 ditësh).