Departamenti ynë i Otorinolaringologjisë (ORL) është i përkushtuar të ofrojë kujdes mjekësor dhe kirurgjik gjithëpërfshirës dhe të individualizuar për diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e çrregullimeve të veshit, hundës, fytit, kokës dhe qafës. Infeksionet e lehta shpesh mund të trajtohen në shtëpi ose nga mjeku juaj i përgjithshëm, por është më mirë të vizitoheni tek mjeku specialist në rastet kur keni: Dhimbje të fytit, dhimbje veshi ose dhimbje sinusi që zgjat shumë ose vazhdon të kthehet, gërhitja, tinitusi ose zhurma në veshë, vertigo, ose marramendje që sjell probleme me ekuilibrin, humbja e zërit, dëgjimit ose shqisës së nuhatjes, lëndime, rritje ose deformime që prekin kokën dhe qafën, duke përfshirë kancerin, vështirësi në gëlltitje, mishi i huaj, kongjestioni kronik i hundës ose gjakderdhja e shpeshtë e hundës, etj.
Ofrojmë shërbim të specializuar për ekzaminimet si:
- Vizitë e përgjithshme ORL
- Audiometri
- Video Laringoskopi
- Skaner i detajuar për problemet e veshit
- Ekzaminime laboratorike
Dhe ndërhyrje të tilla si:
- Lavazh veshi
- Drenimi i absesit tonsilar
- Heqja e trupave të huaj të hundë dhe në vesh
- Djegia e konkave të hundës
- Heqja e bajameve
- Heqja e mishit te huaj në hundë
- Trajtim për veshin e mesit
- Kirurgji plastike e veshëve (Otoplastikë)
- Kirurgji funksionale e hundës (Septoplastika)
- Rinoplastikë