Në repartin e Pneumologjisë, ne punojmë për t’u ofruar pacientëve me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, kujdesin më të mirë të mundshëm. Këto sëmundje janë të shpeshta dhe gjithmonë e më të përhapura, si astma, pneumonia, bronkiti kronik, pleuriti, pneumotoraksi, tumoret, gërhitja, apneja e gjumit, tuberkulozi, etj. Këto probleme shkaktohen nga inflamacioni, zmadhimi i indeve dhe infeksionet. Shumë prej tyre kanë nevojë për plane trajtimi afatgjatë, ndoshta dhe gjatë gjithë jetës. Specialistët tanë kanë një përvojë shumëvjeçare. Ne sigurojmë qartësim dhe këshillim të saktë, profesional si dhe trajtim sipas metodave më të fundit.
Diagnoza e sëmundjeve pulmonare arrihet nëpërmjet testimeve si:
- Analiza e gjakut
- Testet imazherike si radiografia e gjoksit ose tomografia e kompjuterizuar (CT)
- Testet e funksionimit pulmonar
- Spirometria
- Bronkoskopia
- Studimi i gjumit
Nëse jeni diagnostikuar me një sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, mund të vazhdoni të lini vizita të planifikuara për të kontrolluar sëmundjen tuaj.