Diabeti mellitus në shtatëzani (Gestational Diabetes Mellitus, GDM) është një formë e hiperglicemisë që shfaqet për herë të parë gjatë shtatëzanisë. Ai paraqet një rrezik të lartë si për nënën ashtu edhe për fetusin, dhe mund të çojë në komplikime serioze nëse nuk diagnostikohet dhe menaxhohet në kohë. Me rritjen globale të rasteve të diabetit dhe obezitetit, prevalenca e diabetit në shtatzani është në rritje, duke e bërë ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe menaxhimin të domosdoshëm për kujdesin shëndetësor perinatal.
Diabeti në shtatzani është një çrregullim metabolik që karakterizohet nga nivele të rritura të sheqerit në gjak që zhvillohen gjatë shtatzënisë. Ai ndodh kur trupi i gruas shtatzënë nuk është në gjendje të prodhojë ose të përdorë insulinën në mënyrë efektive për të përmbushur kërkesat shtesë të shtatzënisë. Hormonet e prodhuara nga placenta ndikojnë në funksionin e insulinës, duke shkaktuar rezistencë ndaj saj.
Në shumicën e rasteve, diabeti në shtatzani zhvillohet në tremujorin e dytë ose të tretë dhe zakonisht zhduket pas lindjes. Megjithatë, ai rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2 në të ardhmen, si për nënën, ashtu edhe për fëmijën.
Rreziqet për zhvillimin e diabetit në shtatzani janë të shumta dhe përfshijnë:
Në shumë raste, diabeti në shtatzani nuk shkakton simptoma të dukshme dhe zbulohet vetëm gjatë testeve rutinë të shtatzënisë.
Megjithatë, disa gra mund të përjetojnë shikim të turbullt, etje të shtuar, urinim të shpeshtë, si dhe lodhje të tepruar
Diagnostikimi i diabetit në shtatzani bëhet përmes testeve të glukozës, zakonisht ndërmjet javës së 24 dhe 28 të shtatzënisë. Kemi dy mënyra kryesore diagnostikimi:
OGTT 75g (2-orësh) – Me agjërim. Diagnoza konfirmohet nëse të paktën një nga vlerat e mëposhtme është e lartë:
Për nënën:
Për fëmijën:
Por, si mund ta menaxhojmë diabetin në shtatzani? Menaxhimi përfshin modifikime të stilit të jetesës dhe, në disa raste, trajtim farmakologjik.
1. Dieta e balancuar
Si fillim, është e rëndësishme të kemi një dietë të balancuar dhe të shëndetshme si për nënën, ashtu dhe fëmijën. Në shumë raste, është e nevojshme të këshilloheni me një dietolog apo nutricionist, për të marrë sa më shumë informacion. Gjithashtu, reduktimi i karbohidrateve të rafinuara dhe zëvendësimi i tyre me ushqime që përmbajnë fibra dhe protenia, si dhe ngrënia e vakteve të vogla por të shpeshta mund të bëjnë diferencën në lidhje me diabetin në shtatzani. Në Starmed Hospital, ne ofrojmë konsulta me mjekët tanë, si dhe me profesionistë të tjerë të fushës në mënyrë që ju të keni kujdesin më të mirë mjekësor pranë jush.
2. Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik është gjithashtu i domosdoshëm për të ndihmuar me problemet e diabetit në shtatzani. Zakonisht rekomandohet një mesatare prej 30 minutash ecje në ditë, si dhe ushtrime me impakt të lehtë, si yoga, etj.
3. Monitorimi i glukozës
4. Terapia farmakologjike
Pas lindjes, shumica e rasteve të diabetit në shtatëzani zgjidhen. Megjithatë, 35–60% e grave mund të zhvillojnë diabet të tipit 2 brenda 10 viteve. Për këtë arsye:
Parandalimi i diabetit në shtatzani nuk është gjithnjë i mundur, por ju mund të reduktoni rrezikun duke:
Diabeti në shtatëzani është një gjendje serioze, por që mund të menaxhohet me sukses nëse identifikohet herët dhe trajtohet siç duhet. Duke adoptuar një mënyrë jetese të shëndetshme dhe duke ndjekur udhëzimet mjekësore, gratë me GDM mund të kenë një shtatzëni të sigurt dhe të lindin fëmijë të shëndetshëm. Kujdesi i vazhdueshëm pas lindjes është po aq i rëndësishëm për të parandaluar zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe për të ruajtur një shëndet optimal për jetën e ardhshme të nënës dhe fëmijës.
Menaxhimi i diabetit në shtatëzani kërkon përkushtim dhe konsulta me mjekë obstetër, endokrinologë, dietologë. Kjo rrit ndjeshëm cilësinë e kujdesit dhe ul rrezikun e komplikimeve. Starmed Hospital, qendra e ekselencës në fushën e mjekësisë, ofron shërbime të gjera në lidhje me diabetin në shtatzani, si dhe konsulta me mjekët më të mirë në vend.