STARMED HOSPITAL
Përmirësojmë çdo ditë shërbimin dhe shëndetin tuaj
STARMED Hospital, me vendndodhje në Sauk, shumë pranë Tiranës, është hapur në vitin 2008 dhe që atëherë, misioni ynë ka qenë shërbimi mjekësor cilësor dhe i përshtatur sipas nevojave tuaja individuale. Fillimisht me një laborator, imazherinë dhe konsultat mjekësore, u bëmë shumë shpejt një derë e hapur për komunitetin e Saukut dhe krijuam lidhje të forta me pacientët tanë duke mundësuar ekzaminime cilësore dhe vizita me mjekë të specializuar me reputacion të shkëlqyer profesional.
Zgjeruam çdo vit aktivitetin tonë, duke u bazuar mbi dy parime thelbësore; përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimit dhe ofrimi i kujdesit më të mirë mjekësor duke investuar në teknologjinë më të fundit, mjekët më të specializuar dhe në një ekip infermierësh të përkushtuar dhe sot, STARMED Hospital, është një nga poliklinikat më të njohura që pret dhe trajton pacientë nga e gjithë Shqipëria, madje dhe jashtë saj, duke u bërë dhe poliklinIka e parë e akredituar në Shqipëri që në vitin 2019.
Sot jemi kthyer në një qendër ekzaminimi dhe diagnostikimi të standardeve më të larta duke përqafuar nismën e Ministrisë së Shëndetësisë për një shërbim mjekësor cilësor dhe ofrojmë trajtim mjekësor me mbi 20 departamente si ai i Kardiologjisë, ORL-së dhe Okulistikës, Neonatologjisë, Onkologjisë, Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, Endokrinologjisë, etj; me laborator dhe imazheri me pajisje bashkëkohore, si dhe me një klinikë dentare tepër profesionale.
Në dëshirën tonë për të qenë gjithmonë pranë jush për çdo nevojë shëndetësore, tashmë mundësojmë shërbimin e urgjencës në kirurgji ditore estetike dhe funksionale, në ORL dhe Okulistikë, të kryera nga kirurgë specialistë me përvojë shumëvjeçare.
Në klinikën tonë, nuk do të reshtim asnjëherë së kërkuari zgjidhjet më të mira për shëndetin e secilit prej jush. Pacientët tanë, të cilët i kemi ndjekur me vite e me breza, janë dëshmi e profesionalizmit të lartë dhe marrëdhënieve të ngrohta njerëzore që përbëjnë themelin e etikës sonë të punës.