Mos e anashkaloni vizitën e përvitshme mjekësore të syve. Ekzaminimet e syve nuk janë vetëm për njerëzit me shikim të dobët, por janë një mënyrë e rëndësishme për të gjetur problemet e syve përpara se të shfaqen simptomat. Ekzaminimet e syve mund të ndihmojnë edhe në zbulimin e shenjave të hershme të glaukomës, diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe artritit.
Departamenti ynë i Okulistikës dhe Oftalmologjisë ofron një gamë të plotë të kujdesit mjekësor dhe kirurgjik të syve për pacientët e të gjitha grupmoshave, duke përfshirë diagnostikimin dhe trajtimin e kataraktit, sëmundjet e kornesë, traumat e syve, si dhe probleme të tjera të shikimit.
Heqja e dhjamit të faqeve me anë të Lipektomisë kthen pamjen rinore duke reduktuar zonat e mbushura për të holluar fytyrën.
Shërbimet që ofrojmë:
Vizitë Okulistike
- Testet e shikimit (Optometri)
- Tonometria
- Ekzaminimi i syve
Ndërhyrjet oftalmologjike
- Heqja e trupave të huaj në sy
- Kirurgjia e mishit të huaj në sy (Pterigium)
- Trajtim kirurgjikal i dakrocistit (Infeksioni i kanalit të lotit)
- Trajtim kirurgjikal i kalazionit (Byci i syrit)
- Trajtim kirurgjikal i kataraktit (Perdja e syrit)
- Blefaroplastikë (Kirurgjia estetike e kapakëve të syrit)
- Trajtim kirurgjikal dhe plastik në tumoret e kapakëve të syve