Mjekët tanë ortopedë janë të specializuar në dëmtimet e sistemit muskulo-skeletor, i cili përfshin kockat, artikulacionet, ligamentet, nervat dhe tendinat. Thuajse të gjithë përjetojnë dhimbje artikulacionesh në një moment të jetës së tyre dhe shumë njerëz pësojnë lëndime muskulo-skeletore për të cilat lind nevoja e kujdesit mjekësor. Edhe nëse s’jeni një person aktiv fizikisht, mund të dëmtoni indin muskulor edhe gjatë veprimtarive të përditshme. Ortopedët tanë ju ndihmojnë të mbani dhimbjen nën kontroll, të përmirësoni sferën e lëvizjeve, të trajtoni dhe parandaloni dëmtimet, si dhe ju japin trajtimin e përshtatshëm mjekësor në raste si:
- Artriti
- Tumoret e kockave
- Sindroma e tunelit karpal
- Displasia e ijeve
- Distrofia Muskulare
- Neurofibromatoza
- Osteoporoza
- Sindroma e Traktusit
- Nervi Ishiatik
- Epikondiliti lateral
Specialisti ynë do të pyesi mbi vendndodhjen, fortësinë dhe fillimin e dhimbjes. Do pyesi për historinë mjekësore dhe nivelin e aktivitetit tuaj fizik - këto për të kuptuar si dhimbja ndikon në veprimtarinë e përditshme. Bazuar në situatën tuaj, ortopedi mund të kërkojë të kryeni teste fizike për të vlerësuar sferën tuaj të lëvizjes dhe nivelin e dëmtimit. Mund të kërkojë dhe testime të tjera, si radiografia, skaneri (i quajtur edhe skaneri CAT), rezonanca magnetike (MRI), ekografia dhe elektromiografia (EMG).