Është mirë të kërkoni një pediatër në nisjen e tremujorit të tretë të shtatzënisë, por dhe nëse keni një fëmijë, është thelbësore gjetja e një mjeku të duhur për të ndjekur shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës. Pediatri ynë i specializuar diagnostikon dhe trajton një gamë të gjerë sëmundjesh të fëmijëve, nga problemet shëndetësore më të vogla deri te sëmundjet më serioze dhe do jetë miku juaj më i besuar kur flitet për shëndetin e fëmijës suaj.
Gjatë kujdesit për fëmijën tuaj, pediatri ynë :
- Do kryejë ekzaminime fizike.
- Do bëjë vaksinimet e këshilluara.
- Do sigurohet që fëmija juaj të përmbushë etapat e zhvillimit në rritje, në sjellje dhe në aftësi.
- Do të diagnostikojë dhe trajtojë sëmundjet, infeksionet, dëmtimet dhe problemet e tjera shëndetësore të fëmijës suaj.
- Do ju japë informacion mbi shëndetin, sigurinë, nevojat ushqimore dhe të veprimtarisë fizike të fëmijës suaj.
- Do t’i përgjigjigjet pyetjeve tuaja në lidhje me rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.
- Nëse fëmija juaj sëmuret dhe ka nevojë për kujdes përtej njohurive të pediatrit, do ju referojë të bahshkëpunoni me një specialist.