Neurologu ynë kryesisht i viziton pacientët për: dhimbje koke të pakontrolluara, humbje të kujtesës, çekuilibër, mpirje dhe dhimbje, etj. Këto janë gjashtë shenja që tregojnë se është koha për t’u vizituar nga një neurolog:
- Dhimbje koke e vazhdueshme
- Marrje mendsh
- Mpirje ose ndjesi shpuese
- Probleme me lëvizjen
- Probleme me kujtesën ose hutim
Neurologu ynë ndihmon në gjetjen e shkaktarit të simptomave dhe në hartimin e një plani mbi trajtimin për problemet neurologjike të zakonshme apo të ndërlikuara duke kryer testet e mëposhtme:
Statusi mendor. Mjeku do bëjë pyetje të përgjithshme, si data, vendi dhe ora. Mund të kërkohet dhe të kryeni disa detyra, si kujtimin e një liste me artikuj, emërtimin e sendeve dhe vizatimin e formave të veçanta.
Koordinimi dhe ekuilibri. Mjeku mund të kërkojë të ecni në një vijë të drejtë, duke vendosur njërën këmbë para tjetrës. Teste të tjera mund të jenë mbyllja e syve dhe prekja e hundës me gishtin tregues.
Reflekset. Refleksi është përgjigja automatike ndaj një stimuli. Testohen duke goditur pjesë të ndryshme të trupit me një çekiç gome të vogël. Nëse reflekset janë normale, trupi lëviz në një mënyrë të caktuar kur e godet çekiçi. Gjatë testimit neurologjik, neurologu mund të godasë disa pjesë të trupit, si zona poshtë kapakut të gjurit dhe zonat rreth bërrylit dhe kyçit të këmbës.
Ndjeshmëria. Neurologu do prekë këmbët, krahët ose pjesë të tjera të trupit me instrumente të ndryshme. Mund të jenë një pirun akordimi, gjilpërë pa majë ose letër me alkol. Do ju kërkohet të dalloni ndjesi si nxehtësia, i ftohti dhe dhimbja.
Nervat e kafkës. Këto janë nerva që lidhin trurin me sytë, veshët, hundën, fytyrën, gjuhën, qafën, fytin, shpatullat dhe me disa organe të tjera. Ka 12 çifte të këtyre nervave. Neurologu do testojë nerva të veçantë bazuar në simptomt tuaja. Testimi mund të jetë dallimi i disa aromave, nxjerrja e gjuhës jashtë dhe përpjekja për të folur, lëvizja e kokës nga të dyja anët. Mund të testoheni dhe për dëgjimin dhe shikimin.
Sistemi nervor autonom. Ky është një system që drejton funksionet thelbësore si frymëmarrja, rrahjet e zemrës, presioni i gjakut dhe temperatura e trupit. Për ta testuar, neurologu ose një ndihmës tjetër kontrollonjë presionin e gjakut, pulsin dhe rrahjet e zemrës teksa jeni ulur, në këmbë ose shtrirë. Testime të tjera janë kontrolli i përgjigjes së pupilave të syrit ndaj dritës dhe aftësia për të djersitur normalisht.