Alergologji

Home > Alergologji

Astma dhe alergjitë mund të prekin këdo, pavarësisht moshës, gjinisë, racës apo faktorëve socio-ekonomikë. Është e vërtetë që astma dhe alergjitë janë më të shpeshta tek fëmijët, por mund të shfaqen për herë të parë në çdo moshë. Ndonjëherë simptomat e alergjisë nisin në fëmijëri, zhduken për shumë vite dhe më pas shfaqen përsëri gjatë jetës. Disa probleme të alergjisë - si një temperaturë e ulët prej alergjisë ndaj polenit - mund të mos kenë nevojë për trajtim. Ndonjëherë alergjitë mbahen nën kontroll me anë të përdorimit të medikamemteve pa recetë. Gjithsesi, disa lloje të alergjive ndikojnë në veprimtarinë tuaj të përditshme dhe ulin cilësinë e jetës. Alergjitë mund të jenë dhe rrezik për jetën. Alergologu ynë është i trajnuar vecanërisht për të gjetur shkaktarët e alergjive dhe astmës dhe ndihmon njerëzit të trajtojnë ose parandalojnë problemet me alergjinë.

Disa nga ekzaminimet përfshijnë:

Testi me shpime të lëkurës është një nga testet më të përdorura të alergjisë. Përfshin hedhjen në parakrahun tuaj të një pike të lëngshme që përmban një lëndë ndaj së cilës mund të jeni alergjik. Më pas shpohet lehtësisht lëkura që ndodhet poshtë pikës. Nëse jeni alergjik ndaj asaj lënde, benda 15 minutave do të shfaqet një pullë e kuqe që shkakton kruarje.

Analizat e gjakut mund të zëvendësojnë testet me shpim të lëkurës ose të përdoren bashkë me to, për të ndihmuar në diagnostikimin e alergjive.

Patch testet përdoren për të diagnostikuar një lloj ekzeme të njohur si dermatiti i kontaktit, që shkaktohet nga kontakti i lëkurës me një alergjen. Një sasi e vogël e alergjenit të dyshuar vendoset në disa disqe të veçanta metalike, të cilat më pas ngjiten në lëkurë për 48 orë dhe vëzhgohet reagimi ndaj tyre.

Dieta me eleminim. Nëse dyshohet për një alergji ushqimore, do ju këshillohet të shmangni ngrënien e atij ushqimi të caktuar për të parë nëse simptomat përmirësohen. Pas disa javësh, do ju kërkohet të konsumoni përsëri ushqimin për të parë nëse do ketë reagim tjetër.

Testi i sfidës ushqimore. Në disa raste, ky test përdoret për të diagnostikuar alergjitë ushqimore. Gjatë testit, ju jepet ushqimi ndaj të cilit mendoni se jeni alergjik duke rritur gradualisht sasinë, nën mbikqyrjen e mjekut, për të parë se si reagoni.

Testet kryesore që përdoren për të ndihmuar në diagnostikimin e astmës janë:

Testi FeNO - Ju merrni frymë në një pajisje që mat nivelin e oksidit nitrik në frymë, shenjë e inflamacionit në mushkëri.

Spirometria - Ju merrni frymë në një pajisje që mat nivelin e oksidit nitrik në frymë, shenjë e inflamacionit në mushkëri.

Peak flow test- Ju fryni në një pajisje dore që mat shpejtësinë e nxjerrjes së frymës dhe kjo bëhet disa herë përgjatë disa javëve për të parë nëse ndryshon me kalimin e kohës. Pasi të jeni diagnostikuar me astmë, mund të kryeni gjithashtu një radiografi ose teste alergjie për të parë nëse simptomat shkaktohen nga ndonjë alergji.

Orari

E Hëne - E Premte

E Shtunë

E Dielë

7:00 - 19:00

7:00 - 17:00

Mbyllur

Na Kontaktoni

    Plotëso formën