Dermatologji

Home > Dermatologji

Lëkura është organi juaj më i madh, që peshon më shumë dhe ka shumë funksione të rëndësishme. Ju mbron nga nxehtësia, të ftohtit, mikrobet dhe lëndët e rrezikshme. Është dhe një tregues shumë i mirë i shëndetit tuaj të përgjithshëm – ndryshimet në ngjyrën ose ndjesinë e lëkurës mund të jenë shenjë e një problemi shëndetësor. Është e rëndësishme të kujdeseni në mënyrën e duhur për lëkurën dhe të jeni të vetëdijshëm për gjendjen e përgjithshme të saj. Disa nga problemet më të zakonshme që mund të trajtojë një dermatolog janë: Aknet, Ekzema, Rënia e flokëve, Myku i thonjve, Psoriasis, Kanceri i Lëkurës, Rosacea, etj.

Mjekët tanë të specializuar mund të diagnostikojnë disa probleme të lëkurës bazuar në pamjen e tyre. Për probleme të tjera, kryhen analizat e lëkurës dhe të gjakut. Në raste të tjera, mjeku do të shqyrtojë me kujdes simptomat tuaja dhe do të bëjë diagnozën e saktë pas kryerjes së testeve të duhura që mund të përfshijnë:

Patch testi: Patch testet përdoren për të diagnostikuar alergjitë e lëkurës. Alergjenët (lëndët ndaj të cilave një person mund të jetë alergjik) vendosen në lëkurën e shpinës me ngjitëse dhe lihen për një periudhë kohore. Më pas shqyrtohen reagimet e lëkurës.

Biopsia e lëkurës: Biopsitë e lëkurës përdoren për të diagnostikuar kancerin e lëkurës ose çrregullimet beninje të saj. Gjatë biopsisë, lëkura hiqet (pas aplikimit të anestezisë lokale) dhe dërgohet në laborator për t’u analizuar. Lëkura mund të hiqet me një bisturi, brisk ose me një mjet cilindrik për biopsi. Më pas plaga mbyllet me anë të qepjes.

Mbjellja: Mbjellja është një test që kryhet për të gjetur mikroorganizmin (bakter, kërpudhë ose virus) që po shkakton infeksionin. Lëkura (gërvishtjet e sipërfaqes, biopsia, përmbajtja e puçrrave dhe flluskave me qelb), flokët ose thonjtë mund të mbillen.

Dermoskopia(metodë joinvazive ku përdoret një pajisje dore që u mundëson dermatologëve të shohin më mirë problemin). Imazhet konfokale dhe heqja e një shtrese të hollë të lëkurës për të parë materialin gjenetik janë teknika të tjera diagnostikuese.

Orari

E Hëne - E Premte

E Shtunë

E Dielë

7:00 - 19:00

7:00 - 17:00

Mbyllur

Na Kontaktoni