EKG (Elektrokardiografia) dhe Kardiologjia. Informohuni më shumë rreth trajtimit dhe diagnostikimit, llojeve të testeve, përse nevojitet EKG-ja, si të ushqehemi, këshilla për një dietë të shëndetshme dhe konsultë falas me mjekët tanë.
Kur është koha e duhur për t’u konsultuar me mjekun specialist. Një artikull i plotë me të gjitha përgjigjet e pyetjeve që lidhen ngushtë me Kardiologjinë dhe testit të EKG-së.
Kardiologjia është një degë e mjekësisë e fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që prekin zemrën dhe enët e gjakut (sistemi vaskular). Sot, sëmundjet e zemrës si infarkti, dështimi kongjestiv i zemrës, sëmundjet e lindura të zemrës dhe sëmundjet koronare janë shkaku kryesor i vdekjes për burrat dhe gratë në çdo vend të botës. Për këtë arsye, Spitali StarMed ka zgjedhur t’i kushtojë një rëndësi të veçantë departamentit të kardiologjisë, duke përzgjedhur specialistë të fushës si dhe aparatura moderne, për një eksperiencë sa më të suksesshme në diagnostikimin dhe shërimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Departamenti ynë i kardiologjisë në StarMed Hospital është i specializuar në trajtimin e çrregullimeve dhe sëmundjeve të zemrës, duke i dhënë zgjidhjen e problemeve tuaja me anë të trajtimeve dhe shërbimeve më të mira, sipas teknikave dhe aparaturave bashkëkohore. Si një prej qendrave të ekzaminimit dhe diagnostikimit të standardeve më të larta, ne mundësojmë diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare nga specialistë të fushës, me përvojë të gjerë dhe eksperiencë shumëvjeçare.
Zgjedhja e duhur e kardiologut është e rëndësishme, e për këtë arsye ne jemi të përkushtuar të ofrojmë kujdes të personalizuar, të përshtatur për nevojat tuaja unike. Nga kontrollet rutinë deri në ato më komplekse, pajisjet tona moderne dhe teknologjia e avancuar ju sigurojnë që të merrni trajtimin më të mirë të mundshëm. Gjithashtu, vendndodhja jonë, lehtësisht e aksesueshme në Tiranë na lejon t’ju japim një kujdes mjekësor me cilësi të lartë, pa pasur nevojë të udhëtoni larg shtëpisë.
Mjeku ynë Kardiolog Dr. Sejdin Meco, me një eksperiencë të gjerë dhe shumëvjeçare, fillimisht do të informohet mbi historinë mjekësore të pacientit dhe do kryejë një ekzaminim të plotë fizik që përfshin kontrollin e presionit të gjakut, peshës, frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës. Në varësi të simptomave, mund të kryhen dhe teste të tjera që përfshijnë:
Analizat e gjakut janë një procedurë e zakonshme që përdoret për të kontrolluar shëndetin dhe për të eleminuar probleme të tjera shëndetësore. Këtu përfshihet marrja e një sasie të vogël gjaku për analizë, në mënyrë që të bëhet një vlerësim i shëndetit të përgjithshëm, si dhe identifikimi i shkakut të simptomave të caktuara. Gjithashtu, specialistët tanë do të bëjnë një vlerësim të rrezikut për të paraprirë sëmundje të ndryshme, si dhe për të monitoruar me kujdes cilësinë dhe efektivitetin e trajtimeve aktuale. Analiza e gjakut zakonisht bëhet nga një prej anëtarëve të stafit tonë mjekësor. Rezulatet janë të garantuara në shpejtësinë dhe saktësinë e tyre, si dhe do t’ju shpjegohen nga mjeku, i cili do t’ju udhëzojë për hapat e mëtejshme nëse është e nevojshme.
Ekokardiograma është një test për të parë strukturën dhe funksionimin e zemrës. Ky skanim me ultratinguj përdoret për të parë zemrën dhe enët e gjakut përreth saj. Me anë të valëve zanore me frekuencë të lartë, një ekokardiogramë e kryer siç duhet na lejon të diagnostikojmë dhe monitorojmë me kujdes problemet e ndryshme lidhur me zemrën dhe systemin kardiovaskular. Kështu, specialistët tanë mund të zbulojë probleme të tilla si dëmtimet nga ataket e zemrës, dështimin e zemrës, sëmundje kongjenitale, probleme me valvulat e zemrës, kardiomiopatinë dhe infeksionet e zemrës (endokardit). Ekokardiograma është një procedurë e zakonshme dhe jo-invazive që nuk kërkon parapërgatitje të veçantë nga pacienti.
Testi i stresit është një lloj testi që kryhet për të matur performancën e zemrës dhe kufizimet në funksionin e saj. Me anë të tij, mjekët tanë mund të vlerësojnë se si zemra reagon gjatë aktivitetit fizik, zakonisht përmes ecjes ose pedalimit, ndërkohë që monitorohet me një EKG. Kjo lejon specialistët tanë të masin aftësinë e pompimit të zemrës, si dhe nëse merr furnizim të mjaftueshëm me gjak, duke identifikuar probleme të mundshme si sëmundje koronare, dështim zemre, aritmi dhe sëmundje të valvulave.
Si fillim, specialistët e stafit tonë mjekësor kryejnë matjet e nevojshmë të presionit të gjakut, frekuenca e zemrës dhe nivelet e oksigjenit gjatë ushtrimeve fizike. Testi ndihmon në diagnostikimin e problemeve të zemrës dhe vendosjen e trajtimeve të përshtatshme, si dhe vlerësimin e rrezikut të infarktit.
Elektrokardiografia (EKG) është një test që shërben për matjen e aktivitetit elektrik të zemrës. Një EKG është një test i thjeshtë dhe i shpejtë për të vlerësuar aktivitetin elektrik të zemrës. Elektrodat e vendosura në gjoks, krahë dhe këmbë regjistrojnë impulsin elektrik që koordinon kontraktimet e zemrës, duke na lejuar të mbikqyrim ritmin dhe shpejtësisë së rrahjeve.
Ky lloj testi mund të kërkohet në mënyrë që të përcaktohet shkaku i probelmeve të ndryshme si:
EKG Ambulatore përdoret për diagnostikimin e ritmeve anormale të zemrës, që ndodhin rrallë dhe në mënyrë të paparashikueshme. Kështu, mundësohet regjistrimi i aktivitetit elektrik të zemrës për periudha të gjata kohore, duke rritur mundësinë e kapjes së aritmive kalimtare që shpesh nuk zbulohen prej një EKG-je standarde. Kjo metodë është veçanërisht e dobishme për njerëzit që përjetojnë simptoma të papritura si sinkopa, dridhje, palpitacione të përsëritura, ose rrahje të parregullta të zemrës. Ky test ndihmon në diagnostikimin e këtyre ritmeve anormale teksa pacienti vazhdon aktivitetet e përditshme.
Monitorimi Holter është një test që kryhet me anë të një pajisje EKG portative për të vëzhguar vazhdimisht funksionimin e zemrës për një periudhë kohe të caktuar. Një monitor Holter është një aparat elektrokardiogrami portativ që regjistron aktivitetin elektrik të zemrës për 24-48 orë. Ndryshe nga EKG-ja standarde, e cila kryhet në zyrë, monitori Holter regjistron aktivitetin gjatë aktiviteteve të zakonshme të pacientit, duke ofruar një pasqyrë më të qartë të ritmit dhe shpejtësisë së rrahjeve të zemrës.
Specialiastët tanë mund t’ju rekomandojnë këtë lloj testi për arsye të ndryshme si më poshtë:
Kateterizimi i zemrës është një test ku një tub i vogël vendoset pranë zemrës për të regjistruar impulset elektrike. Kjo është një procedurë diagnostike dhe trajtuese e përdorur për të ekzaminuar dhe menaxhuar probleme të ndryshme të zemrës. Gjatë kësaj procedure, një tub i hollë dhe fleksibël (kateter) futet përmes një ene gjaku. Kjo i mundëson stafit tonë mjekësor të marrë informacione të rëndësishme për funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut.
Kateterizimi mund të përdoret për disa qëllime: matja e presionit të gjakut në dhomat e zemrës, marrja e mostrave të gjakut, vizualizimin e arterieve koronare, si dhe kryerja e procedurave terapeutike(angjioplastika). Kjo procedurë ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve si ateroskleroza (bllokimi i arterieve), sëmundjet kongjenitale të zemrës, dështimi i zemrës dhe problemet me valvulat e zemrës. Përvec kësaj, mund të përdoret për të vlerësuar dëmtimet e muskulit të zemrës pas një infarkti, apo për të monitoruar rrjedhën e gjakut pas operacioneve të mëparshme në zemër. EKG dhe Kardiologjia.
Rezonanca magnetike kardiovaskulare përcakton çrregullimet në funksionet mekanike të zemrës. Spitali StarMed e përdor këtë si një procedurë diagnostikuese që përdor fusha magnetike dhe valë radioje për të krijuar imazhe të detajuara të zemrës dhe enëve të gjakut, pa përdorur rrezatim. Shpesh, ky lloj testi mund të kërkohet nga mjekët tanë për të kuptuar nëse pacienti vuan nga probleme të ndryshme të zemrës si:
Kjo procedurë i jep stafit mjekësor informacionin e duhur për diagnozën dhe menaxhimin e sëmundjeve kardiovaskulare pa nevojën e procedurave invazive.
Pas përfundimit të testeve të mësipërme, rezultatet interpretohen me kujdes për të arritur në një diagnozë të saktë. Kjo i jep mundësinë specialistëve tanë të përshtasin sic duhet një plan për lehtësimin e simptomave dhe probemeve kardiake. Kardiologët mund t’i këshillojnë pacientit ndryshime në dietë, rehabilitim kardiak, si dhe ndërhyrjet dhe ndryshimet e stilit të jetesës për të parandaluar shfaqjen ose përkeqësimin e mëtejshëm të simptomave apo sëmundjeve.
Një nga aspektet thelbësore të trajtimit është dieta. Kardiologët mund të rekomandojnë një regjim ushqimor të shëndetshëm, të pasur me fruta, perime, drithëra të plota, dhe proteina të shëndetshme. Kjo ndihmon në menaxhimin e peshores dhe në uljen e riskut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Ky është një program i strukturuar që ndihmon pacientët të rimarrin forcën e zemrës dhe qëndrueshmërinë pas sëmundjeve të zemrës. Ky program përfshin ushtrime fizike, këshilla për mënyrën e jetesës, si dhe mbështetje psikologjike për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Në disa raste, mund të kërkohen procedura kirurgjikale ose ndërhyrje mjekësore për të adresuar probleme specifike, si bllokimi i arterieve ose defektet strukturore të zemrës. Kardiologët tanë garantojnë shqyrtimin e opsioneve të ndryshme të trajtimit në mënyrë që të mund të gjehet zgjidhja më e mirë për problemin e pacientëve.
Mjekët tanë gjithashtu theksojnë rëndësinë e ndryshimeve të zakonshme në stilin e jetesës. Kjo përfshin rritjen e aktivitetit fizik, ndalimin e duhanit, dhe menaxhimin e stresit, të gjitha të cilat kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.
Për simptomat më shqetësuese ose për raste kur është e nevojshme një ndërhyrje më e thellë, kardiologët mund t’ju rekomandojnë të konsultoheni me një kirurg kardiovaskular.
Një vizitë te kardiologu shpesh fillon me një referim nga mjeku juaj i përgjithshëm- nëse ky I fundit identifikon probleme të tilla si ritëm të çrregullt të zemrës, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për të kuptuar arsyen e simptomave.
Ky është një tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse pjesëtarë të familjes kanë pësuar sëmundje të zemrës, si infarkti ose goditjet në tru, duhet patjetër të shqyrtohet rreziku i pacientit për të parandaluar problemet e mësipërme.
Tensioni i lartë i gjakut është një faktor rreziku i njohur për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Kontrolli i rregullt i presionit të gjakut është i domosdoshëm që nga mosha 20 vjeçare.
Kolesteroli i lartë shpesh është pa simptoma, por ai është një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sëmundjet e zemrës. Kontrollet e rregullta të niveleve të kolesterolit dhe marrja e masave për ta mbajtur nën kontroll janë thelbësore për shëndetin kardiovaskular.
Pirja e duhanit, në cilëndo fazë të jetës, rrit ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Konsultohuni me ekipin tonë të kardiologjisë për të shqyrtuar rreziqet dhe për të bërë një plan për të përmirësuar shëndetin tuaj kardiovaskular.
Pacientët e diagnostikuar me diabet kanë një rrezik nga 2-herë më të lartë për sëmundje të zemrës. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të konsultoheni me një kardiolog për të menaxhuar diabetin dhe për të minimizuar rreziqet e lidhura me zemrën.
Kujdesi i vazhdueshëm nga një kardiolog është i rëndësishëm për të siguruar shëndetin e zemrës nga fëmijëria deri në moshën e rritur.
Pacientët e diagnostikuar me kancer duhet të planifikojnë vizita te kardiologu, pasi disa trajtime kancerogjene mund të dëmtojnë zemrën. Monitorimi i rregullt është thelbësor për të identifikuar çdo rrezik të mundshëm.
Ndërsa vizita te kardiologu është thelbësore për monitorimin e shëndetit të zemrës, po ashtu është e rëndësishme të bëni ndryshime pozitive në stilin e jetës. Shumë nga faktorët e mësipërm të rrezikut për sëmundjet e zemrës mund të modifikohen përmes zakoneve të shëndetshme.
Konsultohu falas me një nga mjeket tanë duke klikuar këtu ose plotësoni formularin. Ekipi ynë do t’ju kontaktojë menjëherë.