Eko Kardiake Transezofageale (TEE)

Home > Blogs > Cardiology > Eko Kardiake Transezofageale (TEE)

Eko Kardiake Transezofageale (TEE)

Eko Kardiake Transezofageale – Ndër shërbimet më të fundit të ofruara nga klinika jonë, tanimë është e mundur të kryeni dhe ekon kardiake transezofageale (Transesophageal Echocardiography-TEE). Kjo e fundit është një lloj testi kardiologjik që mundëson imazhe të detajuara të zemrës dhe arterieve, me anë të valëve zanore me frekuencë të lartë (ultratingujve). Ndryshe nga ekokardiograma standarde, TEE përfshin përdorimin e një tubi të hollë që kalon përmes gojës, poshtë fytit dhe në ezofag. Duke qenë se ezofagu është shumë afër dhomave të sipërme të zemrës, teknologjia e TEE na mundëson imazhe shumë të qarta të këtyre strukturave dhe valvulave të zemrës.

Llojet e ndryshme të Ekografive për kryerjen e Ekove Kardiake Transezofageale:

Kur ne kryejmë një ekokardiografi transezofageale (TEE), ekspertët tanë mund të përdorin disa lloje të veçanta ekografish dhe kombinimesh të tyre për të vlerësuar zemrën, si më poshtë:

1.Modaliteti M:Mënyra më e thjeshtë e një ekokardiografie transezofageale, pasi na tregon një skicë të strukturave të zemrës, si dhomat dhe muret.
2.Doppler:Analizon rrjedhën e gjakut nëpër dhomat dhe valvulat e zemrës. Sasia e gjakut që pompohet me çdo rrahje është një tregues i funksionimit të zemrës, pasi kështu mund të zbulojmë problemet me valvulat apo muret e zemrës.
3.Doppler me ngjyra:Përmirëson Doppler-in duke përdorur ngjyra për drejtimin e rrjedhës së gjakut.
4.Ekokardiografia 2D:Tregon lëvizjen e strukturave të zemrës në kohë reale. Me anë të kësaj mënyre, ekspertët tanë mund të vlerësojnë strukturat e ndryshme të zemrës dhe funksionimin e tyre.
5.Ekokardiografia 3D:Jep pamje më të detajuara dhe vlerëson funksionin e zemrës.
Transesophageal Echocardiogram (TEE) – Llojet e ndryshme të ekove
Eko Kardiake Transezofageale TEE
Eko Kardiake Transezofageale – Transesophageal Echocardiography (TEE)

Përse mund t’ju kërkohet të bëni një Ekoja kardiake transezofageale (TEE)?

Ndryshe nga një ekokardiografi e thjeshtë, Ekoja kardiake transezofageale na jep mundësinë të diagnostikojmë me përpikmëri simptoma apo sëmundje të caktuara të zemrës, që nuk do të ishte e mundur të shiheshin nga një ekokardiogramë e thjeshtë. Për shembull, mbipesha apo disa sëmundje të mushkërive mund të ndërhyjë në imazhet e zemrës kur transduktori vendoset në murin e kraharorit: për këtë arsye ekspertët tanë mund të përdorin TEE për të diagnostikuar sëmundje si ateroskleroza, kardiomiopatia, dështimi i zemrës, aneurizma, sëmundjet e valvulave, tumoret kardiake, perikarditi, endokarditi infektiv, diseksioni i aortës, dhe mpiksjet e gjakut që mund të shkaktojnë goditje në tru.

Si të përgatitemi për një eko kardiake transezofageale (TEE)?

Për t’u përgatitur për një ekokardiografi transezofageale (TEE), duhet të ndiqni disa hapa të rëndësishëm për të siguruar që procedura të kryhet në mënyrë të sigurt dhe efektive:

  1. Shpjegimi i procedurës: Ekspertët tanë do t’ju shpjegojnë me detaje se si do të kryhet TEE, dhe ju do të keni mundësinë të bëni pyetje për çdo paqartësi që mund të keni.
  2. Të ngrënit: Do t’ju kërkohet të evitoni ushqimet për disa orë përpara procedures. Ekipi ynë mjekësor do të kujdeset t’ju informojë saktësisht sa kohë duhet të shmangni ushqimin dhe pijet.
  3. Gjendja shëndetësore: Informoni ekipin tonë nëse jeni shtatzënë ose mendoni se mund të jeni, në mënyrë që të merret parasysh kjo gjendje gjatë procedurës.
  4. Alergjitë dhe ndjeshmëritë: Sigurohuni që të informoni ekipin mjekësor në rast alergjive ndaj ilaçeve, anestezisë lokale ose lateksit, pasi kjo mund të ndikojë në përgatitjet për procedurën.
  5. Medikamentet dhe suplementet: Bëni një listë të plotë të të gjitha barnave që merrni, përfshirë ato me recetë, pa recetë dhe suplementet bimore. Disa prej tyre, sidomos ilaçet që ndikojnë në koagulimin e gjakut, duhet patjetër të evitohen.
  6. Koagulimi i gjakut: Nëse përdorni ilaçe për hollimin e gjakut ose aspirinë, informoni ekipin mjekësor menjëherë. Mund t’ju kërkohet të ndaloni marrjen e tyre disa ditë para TEE-së për të shmangur komplikimet.
  7. Testet e gjakut: Përpara procedurës, mund të kërkohet të bëni analiza të gjakut për të kontrolluar koagulimin dhe ndoshta teste të tjera të nevojshme bazuar në gjendjen tuaj mjekësore.
  8. Sëmundje të zemrës: Nëse keni histori të sëmundjeve të valvulave të zemrës, defekte kongjenitale, ose infeksione të valvulave (si endokarditi), ne do të kujdesemi që të përshtasim procedurën sipas nevojave tuaja.

Çfarë ndodh pas një TEE?

Ekipi ynë I specializuar mjekësor do të kujdeset të monitorojë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe oksigjenin derisa të ktheheni në normalitet. Kur të rikthehet refleksi i gëlltitjes dhe të ndiheni më vigjilent, do të mund të largoheni. Në shumicën e rasteve, është krejt normale të ndjeni dhimbje të lehta në fyt pas procedurës për shkak të sondës. Në përgjithësi, nuk ka kujdes të veçantë pas TEE-së, por ekspertët tanë mund t’ju japin udhëzime shtesë bazuar në situatën tuaj të veçantë shëndetësore. Pas procedurës, mjekët tanë do të kujdesen të shpjegojnë me detaje rezultatet e testit, si dhe do të keni mundësi të bëny pyetje apo të kërkoni për më shumë informacion mbi vijimin e mjekimit.

Ekokardiografi transesofageale (TEE) në Shqipëri

Në Spitalin Starmed, ne ofrojmë ekokardiografi transesofageale (TEE) për të ofruar imazhe të detajuara të zemrës. Para procedurës, ekipi ynë mjekësor do të shpjegojë procesin dhe do të përgjigjet ndaj çdo pyetjeje. Pacientët duhet të nënshkruajnë një formular pëlqimi dhe do t’u jepen udhëzime për agjërimin, që zakonisht varion nga disa orë deri në një natë të tërë. Është e rëndësishme që të informoni mjekun për çdo shtatzëni, alergji, medikamente ose gjendje mjekësore, siç është sëmundja e valvulave të zemrës ose një histori të endokarditit, pasi mund të jenë të nevojshme rregullime ose antibiotikë para procedurës. Mund të kërkohen edhe analiza gjaku.

Gjatë procedurës, pacientët duhet të heqin bizhuteri, proteza dentare ose objekte të tjera dhe mund t’u jepet një përparëse. Një qetësues do të jepet përmes një IV-je dhe shenjat jetësore do të monitorohen me kujdes. Një anestetik lokal do të aplikohet për të mpirë fytin, duke e bërë më të lehtë futjen e sondës TEE, e cila kalon nëpër ezofag për të kapur imazhe të zemrës. Oksigjeni mund të ofrohet nëse është i nevojshëm.

Pas procedurës, pacientët do të rikuperohen nën mbikëqyrjen e infermierëve derisa të stabilizohen shenjat jetësore dhe të kthehet refleksi i gëlltitjes. Nëse është përdorur qetësues, dikush duhet ta çojë pacientin në shtëpi. Disa mund të përjetojnë një fyt të irrituar për disa ditë, por zakonisht pacientët mund të rifillojnë dietën dhe aktivitetet normale, përveç nëse mjeku jep udhëzime të tjera.

Për tu konsultuar ose për të rezerveruar një takim kliko këtu.