Në Spitalin StarMed, shëndeti juaj është prioriteti ynë kryesor. Një nga analizat më të rëndësishme për diagnostikimin dhe monitorimin e diabetit dhe gjendjeve të tjera metabolike është testi i glukozës në gjak, ose siç njihet ndryshe, glicemia esëll. Për ta bërë më të thjeshtë për pacientët tanë, kemi vendosur të përmbledhim hapat kryesorë dhe pikat kyce që duhen ditur për gliceminë në gjak si dhe rezultatet pas glicemisë esëll dhe rolin e saj për të menaxhuar problemet shëndetësore.
Testi i glukozës në gjak mat nivelin e glukozës (një lloj sheqeri që vepron si burimi kryesor i energjisë) në gjakun tuaj. Glukoza vjen nga ushqimi dhe përthithet nga qelizat me ndihmën e hormonit të insulinës. Një nivel i ekuilibruar i glukozës është thelbësor për të ruajtur funksionimin normal të trupit.
Glicemia esëll i referohet nivelit të glukozës në gjak pas një periudhe agjërimi (pra mos ngrënieje) prej të paktën 8 orësh. Ky test është zakonisht hapi i parë për diagnostikimin e diabetit ose paradiabetit.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të testeve të glukozës në gjak:
Testet venoze të glukozës janë më të sakta krahasuar me ato kapilare dhe shpesh përdoren për diagnostikim preciz.
Mjekët tanë profesionistë në spitalin StarMed, ndër to dhe Dr. Stela Taçi mund t’ju kërkojnë të kryeni testin e glicemisë esëll në rastet e mëposhtme:
Rezultatet e glicemisë esëll
Rezultatet normale | Në përgjithësi, niveli normal i glukozës esëll është midis 70 dhe 100 mg/dL | Rezultatet më të larta ose më të ulëta mund të tregojnë probleme shëndetësore që duhet të shqyrtohen nga mjekët. |
Hiperglicemia (glukoza e lartë në gjak) | Mbi 126 mg/dL | Prediabet Diabet i tipit 1 ose 2 Probleme me pankreasin ose gjëndrat mbiveshkore Stres i rëndë ose infeksione |
Hipoglicemia (glukoza e ulët në gjak) | Nën 70 mg/dL | Niveli i ulët i glukozës mund të shkaktohet nga: Përdorimi i tepruar i insulinës ose medikamenteve për diabet Kequshqyerja Probleme me mëlçinë ose veshkat |
Në Spitalin StarMed, ofrohen disa lloje të testeve për matjen e glukozës:
Si fillim duhet të parapërgatiteni që të mos konsumoni ushqim ose pije (përveç ujit) për të paktën 8 orë para testit. Gjithashtu, duhet patjetër të informoni mjekun nëse jeni duke marrë ndonjë ilaç që mund të ndikojë në nivelet e glukozës.
Nëse niveli i glukozës në gjak mbetet i lartë për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë:
Nëse nuk trajtohet, hipoglicemia mund të çojë në:
Për pacientët me diabet ose rrezik të lartë, monitorimi i vazhdueshëm i glukozës është thelbësor. Në Spitalin Starmed ofrojmë:
Matësit e glukozës: Një pajisje e vogël që mat glukozën nga një pikë gjaku.
Monitorët e vazhdueshëm të glukozës (CGM): Një sensor i vendosur në lëkurë, që mat automatikisht glukozën në intervale të rregullta.
Pra, sic e theksuam dhe mësipër, testi i glicemisë esëll është një hap i rëndësishëm në diagnostikimin e diabetit dhe menaxhimin e problemeve metabolike. Spitali Starmed ju ofron ekspertizën e nevojshme për të siguruar që nivelet tuaja të glukozës të jenë në kontroll. Për të marrë ndihmë profesionale ose për të planifikuar një test, na kontaktoni sot përmes platformës sonë online ose vizitoni një nga klinikat tona.