Hematologji

Home > Hematologji

Hematologët tanë janë specialistë në çrregullimet që lidhen me gjakun, palcën kockore dhe sistemin limfatik. Ato ndihmojnë në diagnostikimin, kurimin dhe parandalimin e çrregullimeve kancerogjene dhe jo-kancerogjene të gjakut. Disa shembuj të sëmundjeve dhe çrregullimeve të gjakut, që trajtohen nga një hematolog përfshijnë: Aneminë ose qelizat e kuqe të ulëta në gjak, trombozën e thellë të venave (mpiksjen e gjakut), Leukeminë, limfomën ose mielomën e shumëfishtë (kancer në palcën kockore, nyjet limfatike ose qelizat e bardha të gjakut), Sepsis, reagim i rrezikshëm ndaj një infeksioni, Hemofilinë, një çrregullim gjenetik i koagulimit të gjakut, anemia e qelizave drapër, që përfshin qelizat e kuqe defektive, etj.

Hematologët shpenzojnë shumë kohë duke kontrolluar gjakun tuaj, por nuk diagnostikojnë vetëm sëmundje. Ata kryejnë dhe trajtime, si transfuzioni i gjakut. Disa nga testimet dhe proëedurat që kryen, pasi i drejtohesh një hematologu, janë:

Numërimi i plotë i gjakut. Kjo analizë e zakonshme ndihmon mjekun tuaj të diagnostikojë ose të ndjekë sëmundjen tuaj. Gjaku i marrë nga vena ose nga gishti kontrollohet për nivelet dhe tiparet e tre llojeve të qelizave të gjakut, duke përfshirë dhe trombocitet.

Koha e protrombinës. Kjo dhe një analizë e ngjashme e quajtur koha e pjesshme e tromboplastinës, përdoren për të dalluar hemorragjitë ose çrregullimet e koagulimit. Kontrollojnë gjithashtu mënyrën se si po funksionojnë medikamentet dhe trajtimet tuaja.

Transfuzion gjaku. Zëvendëson gjakun që keni humbur gjatë një ndërhyrjeje, aksidenti ose një sëmundjeje.

Kimioterapia. Jepet nga një specialist i quajtur hemato-onkolog. Injekton në trupin tuaj lëndë kimike për të vrarë qelizat e kancerit që shtohen me shpejtësi.

Transplanti i palcës kockore. I quajtur gjithashtu transplant i qelizave staminale, zëvendëson qelizat staminale të sëmura nga kocka sfungjerore, me qeliza të shëndetshme nga pjesë të tjera të trupit tuaj ose nga një dhurues.

Terapia e ablacionit. Hematologu përdor nxehtësinë, të ftohtin, lazerin ose lëndë kimike për të shkatërruar indet e dëmtuara.

Orari

E Hëne - E Premte

E Shtunë

E Dielë

7:00 - 19:00

7:00 - 17:00

Mbyllur

Na Kontaktoni