Katarakti paraqet një prej çrregullimeve më të zakonshme të shikimit, sidomos tek pacientët e moshës së mesme dhe të madhe. Me kalimin e viteve, thjerrëza natyrale e syrit fillon të humbasë qartësinë, duke u bërë më e mjegullt. Kjo njihet si katarakt, dhe mund të ndikojë e pengojë pacientët në veprimtaritë e përditshme, nga leximi i një libri e deri te ngarja e makinës në kushte të errëta ose me ndriçim të ulët.
Në Klinikën Starmed, nën drejtimin e mjekut okulist me përvojë, Dr. Ilir Arapi, dhe ekipit tonë mjekësor të kualifikuar, ne ofrojmë trajtimin e kataraktit me teknika bashkëkohore. Metodat tona inovative, ambiente të rehatshme klinike dhe përkushtimi i stafit garantojnë një eksperiencë të sigurt, të këndshme dhe me rezultate të shkëlqyera për shikimin tuaj.
Kataraktet mund të zhvillohen ngadalë dhe, fillimisht, mund të mos vëreni ndryshime të mëdha. Sidoqoftë, me kalimin e kohës, mund të vini re:
Kur këto simptoma fillojnë të pengojnë aktivitetet e përditshme, ose kur mjeku juaj duhet të ekzaminojë pjesën e pasme të syrit (p.sh. për të diagnostikuar ose ndjekur një gjendje si degjenerimi makular apo retinopatia diabetike), mund të jetë koha për operacionin e kataraktit. Vendimi për ndërhyrje merret në bashkëpunim me ekipin e specializuar mjekësor të Klinikës Starmed, duke vlerësuar me kujdes benefitet, rreziqet dhe nevojat tuaja personale.
Para se të kryhet ndërhyrja, ne do të realizojmë ekzaminime dhe analiza të hollësishme për të vlerësuar shëndetin e syve dhe për të përcaktuar llojin e lenteve intraokulare (IOL) që janë ato më të përshtatshmet për ju. Kështu, ju:
Operacioni i kataraktit është një ndërhyrje rutinë, e kryer në mënyrë ambulatore, pa nevojën e shtrimit në spital. Në ditën e operacionit:
I gjithë operacioni zgjat përafërsisht rreth 10-20 minuta. Më pas, do të qëndroni për pak kohë nën vëzhgim dhe, sapo të jeni gati, mund të ktheheni në shtëpi.
Në Klinikën Starmed keni mundësi të zgjidhni mes disa lloje lentesh:
Gjatë konsultimit, Dr. Ilir Arapi dhe ekipi i tij do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur, bazuar në nevojat, stilin e jetës dhe qëllimet tuaja afatgjata.
Menjëherë pas ndërhyrjes, mund të përjetoni një shikim të mjegullt ose ndjeshmëri ndaj dritës, gjë që është normale dhe kalon shpejt. Ditët e para mund të keni pak skuqje apo ndjesi të lehta të kruarjes, por këto simptoma zbehen me kalimin e kohës.
Mjeku ynë I specializuar, Dr. Ilir Arapi, mund t’ju këshillojë të përdorni pika për sy me antibiotikë apo medikamente kundër inflamacionit. Mund t’ju kërkohet të kufizoni aktivitetet e rënda fizike, të shmangni përkuljet e forta dhe larjen e syve me ujë të rrjedhshëm për disa ditë. Përdorimi I syzeve të diellit do t’ju ndihmojnë të ndiheni më rehat jashtë, duke mbrojtur syrin nga ndriçimi i tepërt.
Brenda pak javësh, shumica e pacientëve vërejnë një përmirësim të dukshëm në shikim. Rikuperimi i plotë zgjat zakonisht një deri në dy muaj, pas së cilës shikimi juaj stabilizohet në pikën më optimale, shpesh më i qartë se kurrë më parë.
Kirurgjia e kataraktit është një prej procedurave kirurgjikale më të sigurta, por çdo ndërhyrje mbart një rrezik minimal. Komplikimet, megjithëse të rralla, mund të përfshijnë:
Në çdo rast, ekipi mjekësor i Klinikës Starmed është i gatshëm të trajtojë me profesionalizëm çdo situatë të paparashikuar, duke garantuar mbështetje të plotë në çdo hap.
Prandaj, nëse vëreni se katarakti po ndikon në mënyrë të konsiderueshme në cilësinë e jetës suaj, duke vështirësuar punën, leximin, udhëtimin apo aktivitetet tuaja të preferuara, është koha të konsultoheni me mjekun okulist. Së bashku, do të kujdesemi të vlerësojmë momentin e duhur dhe përfitimet që kjo ndërhyrje do të sjellë në përmirësimin e shikimit tuaj.
Në Klinikën Starmed, nën kujdesin e Dr. Ilir Arapit dhe ekipit të kualifikuar, ne i kushtohemi plotësisht qartësisë në shikimin tuaj. Me aparatura modern dhe teknika të përparuara kirurgjikale, ne synojmë të ofrojmë jo vetëm një ndërhyrje të suksesshme, por edhe një eksperiencë të kënaqshme që forcon besimin tuaj tek ne.
Kirurgjia e kataraktit është një investim i rëndësishëm për shëndetin tuaj vizual dhe për cilësinë e përgjithshme të jetës. Duke zgjedhur Klinikën Starmed, jeni duke zgjedhur ekspertizë, përkujdesje dhe rezultate të prekshme në përmirësimin e shikimit tuaj.