Doktoreshë Stela Taçi
Doktoreshë Stela Taçi mjeke Gastro Hepatologe dhe Endoskopiste është specializuar për Gastro Hepatologji në Fakultetin e Mjekësisë në periudhën 1999-2003.
Pas kësaj periudhe Dr Stela ka punuar si Gastro Hepatologe në Spitalin e Lushnjes.
Gjatë 2007-2009 ka mbajtur postin si drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e Shëndetit publik në Lushnje.
Nga viti 2010 e në vazhdim punon në Qendrën Spitalore Nënë Tereza si Specialiste Gastro Hepatologe dhe Endoskopiste në këtë institucion ka mbrojtur edhe titullin Doktor i Shkencave Mjekësore.
Gjatë gjithë kësaj periudhe Dr. Taci ka qenë aktive në trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit në ekografi, endoskopi dhe protokollet bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve në fushën e Gastrohepatologjisë. Për këto arsye Dr. Stela Taci është një vlerë e shtuar me bashkëpunimin e saj për StarMed Hospital.