Holter Ritmi | Çfarë është një monitor Holter?

Home > Blogs > Cardiology > Holter Ritmi | Çfarë është një monitor Holter?

Holter Ritmi (i njohur ndryshe dhe si monitori Holter) është një pajisje elektrokardiografie (EKG) portative e përdorur për të regjistruar vazhdimisht aktivitetin elektrik të zemrës për 24 deri në 48 orë, apo edhe për periudha më të gjata. Avantazhi i kësaj pajisjeje është që mund t ëmasë aktivitetin  e zemrës teksa individi vazhdon aktivitetet e përditshme. Pajisja është e vogël, e përafërt në madhësi me një celular, dhe lidhet me lëkurën përmes disa elektrodave të vogla të ngjitura në gjoks, duke regjistruar çdo impuls elektrik të zemrës. Ky regjistrim më i zgjatur në kohë i ofron mjekëve të ekipit tonë kardiologijk një pasqyrë të detajuar të ritmit të zemrës, duke e bërë më të lehtë zbulimin e anomalive që nuk mund të shfaqen gjatë kryerjes së një elektrokardiograme (EKG) klinikën tonë.

Pse përdoret një monitor Holter? | Holter Ritmi

Holter Ritmi është një mjet diagnostikues i rëndësishëm për të zbuluar dhe vlerësuar dianoza të zemrës që është e vështirë të maten nga teste të tjera. Arsyeja kryesore për përdorimin e tij ndodh kur një ekokardiogramë normale (EKG) nuk ka dhënë rezultate të qarta, apo  ka treguar disa ndryshime që kërkojnë teste të mëtejshme. Përdoret për të monitoruar pacientët me simptoma të tilla si:

  • Palpitacione (ndjesia që zemra po rreh shumë shpejt dhe në mënyrë të parregullt)
  • Marramendje ose të fikët
  • Gulçim, lodhje të pashpjegueshme ose dhimbje gjoksi që mund të lidhen me ritmin e zemrës
  • Mundësi aritmie (anomali të ritmit të zemrës), si takikardi (rrahje të shpejta të zemrës) ose bradikardi (rrahje të ngadalshme).
  • Vlerësimi i oksigjenimit të zemrës dhe funksionimit të medikamenteve që trajtojnë problemet e ritmit.

Holter Ritmi mund të përdoret gjithashtu për të vlerësuar efektivitetin e trajtimeve mjekësore për ritmet anormale të zemrës ose për të monitoruar funksionimin e një stimuluesi kardiak. Në disa raste, përdoret për të parashikuar rrezikun e ngjarjeve të lidhura me zemrën, veçanërisht te pacientët që kanë kaluar një atak në zemër ose kanë sëmundje të tjera kardiake të trashëguara ose jo, si kardiomiopatia hipertrofike apo sindroma Wolff-Parkinson-White.

Kur mund të mos jetë i përshtatshëm përdorimi i monitorit Holter?

Edhe pse monitori Holter është një mjet i rëndësishëm diagnostikues, ai nuk është i përshtatshëm në situata urgjente ku trajtimi duhet të fillojë menjëherë. Në rastet kur pacienti ka simptoma serioze dhe të papritura që kërkojnë ndërhyrje të shpejtë, është më e nevojshme të kryhen teste të tjera ë diagnostikojnë më shpejt. Gjithashtu, nuk rekomandohet për konsulta rutinë, kur pacienti nuk ka simptoma të dukshme që tregojnë për një problem me zemrën.

Holter Ritmi - Monitorimi i ritmit të zemrës me monitorin Holter
Klinika Starmed – Kujdesi më cilësor për zemrën tuaj

EKG vs Event Monitor vs Holter Monitor | Cilat janë ndryshimet?

  • EKG-ja standarde mat aktivitetin elektrik të zemrës për një moment të caktuar dhe përdoret shpesh për të zbuluar probleme të menjëhershme, por nuk mund të kapë anomalitë që ndodhin herë pas here.
  • Monitori Holter (Holter Ritmi) regjistron zemrën vazhdimisht për një periudhë të gjatë kohore (zakonisht 24-48 orë), duke ofruar një pasqyrë të plotë të aktivitetit të zemrës gjatë një dite të zakonshme.
  • Event Monitor (monitori i ngjarjeve) është një pajisje që regjistron aktivitetin e zemrës vetëm kur pacienti e aktivizon atë, duke e bërë të dobishëm për njerëzit që kanë simptoma më të rralla në kohë, të cilat ndodhin një herë në disa ditë.

Si funksionon një monitor Holter | Holter Ritmi

Pas vendosjes, monitori Holter, apo Holter Ritmi, regjistron vazhdimisht çdo rrahje të zemrës, duke kapur të gjitha ndryshimet në ritmin e saj gjatë një dite të zakonshme të pacientit. Pajisja mat aktivitetin elektrik të zemrës përmes elektrodave të vendosura në pikat kyçe të gjoksit, të cilat janë të lidhura me një aparat të vogël regjistrues i cili duhet mbajtur në bel ose në qafë. Monitori mund të zbulojë ndryshime që ndodhin për shkak të stresit, aktiviteteve fizike, ose gjatë fazave të ndryshme të gjumit, gjë që e bën më të lehtë identifikimin e problemeve që, sic e përmendëm më sipër, nuk do të ishin të dukshme gjatë një EKG-je standarde.

Holter Ritmi - Monitorimi i ritmit të zemrës me monitorin Holter

Klinika Starmed përdor pajisjet më të reja të monitorit Holter, duke përdorur një njësi të vetme që ngjitet direkt në gjoks. Për disa modele më të avancuara, ka edhe një funksion të veçantë që lejon përdoruesin të vendosë manualisht një ngjarje specifike (p.sh., palpitacionet), duke shtuar informacion të vlefshëm për mjekun tonë specialist, Dr. Sejdin Meço.

A është i dhimbshëm përdorimi i monitorit Holter?

Përdorimi i monitorit Holter nuk është i dhimbshëm, pasi është një proces relativisht i thjeshtë. Elektrodat ngjiten në lëkurën e gjoksit dhe mund të shkaktojnë pak shqetësim gjatë heqjes, por nuk shkaktojnë dhimbje gjatë përdorimit. Pajisja është komode dhe nuk pengon aktivitetet e përditshme. Holter Ritmi është një mjet diagnostikues i rëndësishëm që lejon vëzhgimin e funksionit të zemrës në kushte të zakonshme të jetës së përditshme, duke i ofruar mjekëve tanë një pasqyrë të detajuar për të bërë diagnoza të sakta dhe për të përcaktuar trajtimin e duhur.

Holter Ritmi | Si të përgatiteni për monitorimin Holter?

Përpara se të përdorni monitorin Holter, zakonisht nuk kërkohet ndonjë përgatitje e veçantë. Ju mund të vazhdoni të hani dhe të pini si zakonisht, përveç nëse mjeku juaj ju ka dhënë udhëzime specifike. Në disa raste, për të siguruar që elektrodat të qëndrojnë të ngjitura mirë, tekniku mund të ketë nevojë të depilojë zonën e gjoksit ku do të vendosen elektrodat. Ekipi ynë i specializuar mjekësor do t’ju shpjegojë procedurën në detaje dhe do të jetë në dispozicion për t’ju përgjigjur çdo pyetjeje.

Çfarë ndodh gjatë regjistrimit me monitorin Holter?

Procedura e monitorimit me Holter kryhet zakonisht me disa hapa të thjeshtë:

  1. Përgatitja: Do t’ju kërkohet të hiqni çdo bizhuteri ose aksesor që mund të pengojë regjistrimin. Do të duhet të zhvisheni deri në bel, dhe tekniku do të pastrojë zonën ku do të vendosen elektrodat.
  2. Vendosja e elektrodatave dhe monitorit: Elektrodat, të cilat janë të vogla dhe ngjitëse, vendosen në gjoks dhe ndonjëherë në bark. Këto lidhen me monitorin Holter përmes kabllove të holla. Pajisja është kompakte dhe mund të mbahet si çantë supi, rreth belit, ose në xhep. Disa versione më të reja të monitorëve ngjiten direkt në gjoks pa përdorur kabllo.
  3. Instruksionet për përdorimin e monitorit: Ekipi ynë mjekësor do t’ju shpjegojë si të kujdeseni për pajisjen dhe si të ndryshoni bateritë, nëse është e nevojshme.
  4. Aktivitetet gjatë monitorimit: Pas vendosjes së monitorit, mund të rifilloni aktivitetet tuaja normale si puna, ushtrimet, ose punët e shtëpisë. Kjo ndihmon mjekun të vlerësojë reagimin e zemrës në kushte të ndryshme.
  5. Mbajtja e një ditari: Në disa raste mund t’ju kërkohet të regjistroni aktivitetet tuaja dhe çdo simptomë që përjetoni (si palpitacione, marramendje, ose dhimbje gjoksi), duke përfshirë kohën dhe atë që po bënit në momentin që ndodhën.

Çfarë duhet shmangur gjatë mbajtjes së monitorit Holter?

  • Dushi, larja ose noti, pasi monitori nuk është i papërshkueshëm nga uji.
  • Radiografitë dhe zonat me tension të lartë ose detektorët e metaleve, që mund të ndërhyjnë në funksionimin e pajisjes.

Çfarë ndodh pas përfundimit të monitorimit?

Rregjistrimi i të dhënave të monitorit Holter nga mjeku ynë specialist.

Pas 24-48 orëve kthehet monitori: Pajisja dhe ditari do t’i kthehen mjekëve për të përpunuar të dhënat.

Interpretimi i rezultateve: Të dhënat e regjistruara i dërgohen mjekut tonë specialist, Dr. Sejdin Meço, i cili do t’ju njoftojë për rezultatet.

Rezultatet dhe hapat e mëtejshëm

Rezultatet mund të tregojnë ritme anormale të zemrës, si fibrilacion atrial, bradikardi, takikardi ose kontraktime të parakohshme ventrikulare. Në varësi të rezultateve, mjeku mund të rekomandojë trajtime të mëtejshme, si medikamente për zemrën, procedura kardiake, ose teste të tjera diagnostikuese për të përcaktuar trajtimin më të mirë të mundshëm. Ekipi ynë do të kujdeset t’ju njoftojë për të gjitha diagnozat e mundshme, si dhe t’ju ndihmojë të hartoni së bashku planin pë kujdesin e mëtejshëm.

1 Koment on "Holter Ritmi | Çfarë është një monitor Holter?"