Kanali i Lotit dhe Bllokimi i Tij: Çfarë Duhet të Dini

Home > Blogs > Eye Specialist > Kanali i Lotit dhe Bllokimi i Tij: Çfarë Duhet të Dini

Kanali i lotit, i njohur ndryshe si kanali nazolakrimal, është pjesë e sistemit që ndihmon në largimin e lëngut të lotëve nga sytë drejt zgavrës së hundës. Gjëndrat lacrimale prodhojnë shumicën e lotëve që mbajnë sipërfaqen e syrit të lagësht dhe të shëndetshme. Lotët kalojnë nga gjëndrat lakrimale drejt vrimave të vogla të quajtura punkta, të vendosura në qoshet e brendshme të qepallave, dhe pastaj drejt kanaleve nazolakrimale për të përfunduar në hundë. Ky sistem kompleks mund të bllokohet në shumw pika.

Çfarë Është Bllokimi i Kanalit të Lotit?

Një kanal loti i bllokuar ndodh kur një pengesë ndalon rrjedhën normale të lotëve. Kjo gjendje mund të shkaktojë simptoma si:

  • Lotim i tepërt i syve (epifora);
  • Skuqje dhe irritim i syve;
  • Infeksione të shpeshta si konjuktiviti;
  • Kore në qepalla, ose sekrecione me mukus.

Shkaqet Kryesore të Bllokimit të Kanalit të Lotit

  • Bllokime tw lindura: Shumë foshnja lindin me kanale të lotit të bllokuara për shkak të zhvillimit të paplotë ose prani të membranave të holla të indeve.
  • Ndryshime të moshës: Me kalimin e kohës, kanalet e lotit mund t’u ngushtohen, duke shkaktuar bllokime.
  • Infeksione ose inflamacion: Infeksionet e zgjatura në sy ose hundë mund të shkaktojnë fryrje dhe bllokim.
  • Trauma ose lëndime: Lëndimet në fytyrë ose në kockën pranë sistemit të kullimit të lotëve mund të krijojnë pengesa.
  • Tumoret: Rritjet anormale mund të ushtrojnë presion mbi kanalin e lotit, duke penguar rrjedhën normale.

Kanali i Lotit: Diagnoza dhe Kur Duhet të Konsultoheni me Mjekun

Çdo lotim i tepruar, infeksion i përsëritur ose simptomë që zgjat më shumë se disa ditë duhet të jetë një arsye për të kërkuar ndihmë mjekësore. Okulisti mund të kryejë teste të thjeshta, si testi i zhdukjes së bojës fluorescente, për të konfirmuar bllokimin. Në rastet më të rënda, mund të përdoren edhe imazheria dhe sondimet diagnostikuese.

  • Masazh dhe kujdes për të vegjlit: Tek foshnjat, masazhi i lehtë i kanalit mund të ndihmojë në zgjidhjen natyrale të bllokimit.
  • Antibiotikë: Në rastet me infeksion, mund të jepen pika ose kremra antibiotikë.
  • Kirurgjia: Për të rriturit ose fëmijët me bllokime të vazhdueshme, procedurat kirurgjikale si dakriocistorinostomia krijojnë një rrugë të re për rrjedhën e lotëve.

Dakriocistorinostomia: Një Zgjidhje Kirurgjikale e Bllokimit të Kanalit të Lotit

Dakriocistorinostomia (DCR) është një procedurë kirurgjikale që krijon një rrugë të re midis qeses lacrimale dhe zgavrës së hundës për të anashkaluar një kanal loti të bllokuar. Kjo procedurë mund të realizohet në dy mënyra: nga jashtë, duke kryer një prerje të vogël në lëkurë pranë hundës, ose endoskopikisht përmes hundës, pa lënë shenja të dukshme në fytyrë. Të dyja metodat janë të suksesshme dhe zgjidhen bazuar në gjendjen e pacientit.

DCR përmes lëkurës krijon një lidhje të drejtpërdrejtë mes qeses sw lotit dhe zgavrës së hundës, me një stent të vogël silikoni për të mbajtur kanalizimin hapur gjatë shërimit. Ndërsa DCR endoskopike, e cila realizohet në bashkëpunim mes kirurgut të syve dhe atij të hundës, përdor teknologji të pwrparuar për të siguruar një hapje të re funksionale. Ky trajtim përdoret shpesh kur trajtimet më pak invazive, si masazhi apo antibiotikët, nuk kanë dhënë rezultate të pritura. Me një normë suksesi mbi 90%, DCR konsiderohet një zgjidhje efikase dhe e sigurtë për shumë pacientë.

Kanali i lotit: Parandalimi dhe Kujdesi i Përditshëm

  1. Lani duart shpesh dhe shmangni prekjen e syve.
  2. Përdorni lentet e kontaktit vetëm sipas udhëzimeve.
  3. Përditësoni rregullisht produktet kozmetike për sytë

Klinika Starmed: Partneri Juaj për Shikim të Shëndetshëm

Në Klinikën Starmed, me një ekip mjekësh të shkëlqyer të kryesuar nga okulisti Dr. Ilir Arapi, ofrojmë diagnostikim dhe trajtim të pwrparuar për bllokimin e kanalit të lotit. Na vizitoni për një këshillim personal dhe për të siguruar shëndetin e syve tuaj.

Për të folur me specialistin tonë ose për të caktuar një vizitë apo konsultë klikoni këtu.