Neonatologji

Home > Neonatologji

Ne jemi të përkushtuar në trajtimin dhe parandalimin e të gjitha ndërlikimeve të lindjes së parakohshme. Mjeshtëria jonë shtrihet nga diagnozat dhe terapitë fetale në të gjithë gamën e problemeve të të sapolindurve deri tek ndjekja afatgjatë e tyre. Ekipi i neonatologëve tanë të specializuar, ofron trajtimin për të sapolindurit, duke përdorur terapitë dhe teknologjitë mjekësore më të fundit që zgjidhin nevojat mjekësore, ushqimore dhe të zhvillimit të çdo pacienti. Qasja jonë e veçantë ofron kujdesin më të përparuar dhe të plotë të BPD-së, teksa përmirëson rezultatet. Klinika jonë ofron trajtim diagnostikues të përparuar për familjet që hasen me probleme të ndërlikuara të lindjes. Jemi të përkushtuar në përmirësimin e rezultateve neonatale për pjesën më të madhe të ndërlikimeve të fetusit dhe ju mbështesim gjatë gjithë proçesit. I përkushtuar në përmirësimin e rezultateve, ekipi i ekspertëve tanë përqendrohet në strategjitë e personalizuara të menaxhimit të ushqyerjes bazuar në studimet klinike më të fundit.

Ne kryejmë testet e përshtatshme për të kuptuar dhe gjetur tërësisht problemet.

Bronkoskopia është kontrolli i rrugëve kryesore të frymëmarrjes të mushkërive duke përdorur një tub të lëvizshëm. Ndihmon në vlerësimin dhe diagnostikimin e problemeve të mushkërive, bllokimeve, në marrjen e mostrave të indeve ose të lëngjeve dhe ndihmon në heqjen e trupave të huaj.

Numërimi i plotë i gjakut (CBC) është matje e madhësisë, numrit dhe maturimit të qelizave të ndryshme të gjakut në një vëllim të caktuar të tij.

Testi universal i dëgjimit të të sapolindurve Të gjithë të sapolindurit duhet të kontrollohen për dëgjimin para se të dalin nga materniteti. Testi i dëgjimit është një mënyrë për të vlerësuar "rrezikun" e foshnjës për të humbur dëgjimin. Është e rëndësishme të kontrollohet, sepse humbja e dëgjimit është problemi numër 1 i lindjes.

Testi i APGAR ndihmon në gjetjen e problemeve të frymëmarrjes dhe problemeve shëndetësore të tjera.

Elektroencefalograma (EEG), një test që regjistron aktivitetin elektrik të trurit.

Orari

E Hëne - E Premte

E Shtunë

E Dielë

7:00 - 19:00

7:00 - 17:00

Mbyllur

Na Kontaktoni