Pneumologjia: Sëmundjet Pulmonare, Edema Pulmonare dhe Pneumologët specialistë

Home > Blogs > Pneumology > Pneumologjia: Sëmundjet Pulmonare, Edema Pulmonare dhe Pneumologët specialistë

Pneumologjia është një degë e mjekësisë që trajton sëmundjet e mushkërisë (pulmonare). Klinika Starmed është një qendër e njohur për kujdesin ndaj pacientëve me probleme komplekse të mushkërive dhe frymëmarrjes. Ekipi ynë pneumolog i kujdesit kritik dhe mjekësisë së gjumit bashkëpunon me ekspertë të fushave të ndryshme për të ofruar trajtime të personalizuara dhe gjithëpërfshirëse, të koordinuara për nevojat specifike të çdo pacienti.

Pneumologjia | Sëmundjet Pulmonare | Departamenti i Pneumologjisë

Në repartin e Pneumologjisë, ne punojmë për t’ju ofruar pacientëve me sëmundje pulmonare kujdesin më të mirë të mundshëm. Këto sëmundje si edema pulmonare, astma, pneumonia, bronkiti kronik, pleuriti, pneumotoraksi, tumoret, gërrhitja, apneja e gjumit, tuberkulozi, etj., janë të shpeshta dhe gjithmonë e më të përhapura. Këto probleme shkaktohen nga inflamacioni, zmadhimi i indeve dhe infeksionet. Shumë prej tyre kanë nevojë për plane trajtimi afatgjatë, ndoshta dhe gjatë gjithë jetës. Specialistët tanë kanë një përvojë shumëvjeçare, si dhe sigurojnë qartësim dhe këshillim të saktë, profesional si dhe trajtim sipas metodave më të fundit.

Mjekët Specialistë Pneumolog: Dr. Ajet Braho dhe Dr. Viola Selmani

Mjekët tanë specialistë, Dr. Ajet Braho dhe Dr. Viola Selmani kanë një përvojë të gjerë si mjekët më të mirë të fushës dhe janë të gatshëm t’ju ndihmojnë me të gjithë hapat, nga diagnostikimi deri tek trajtimi i sëmundjeve të ndryshme të mushkërive. Ata ju sigurojnë kujdesin më të mirë të mundshëm, si dhe një plan unik trajtimi që përfshin çdo aspekt të gjendjes suaj shëndetësore.

Klinika Mjekësore 3 Yjet është e para klinikë mjekësore në trajtime moderne, përfshirë teknikat minimalisht invazive për të reduktuar dhimbjen dhe kohën e rikuperimit. Ne përdorim bronkoskopinë me ndihmën e robotëve për biopsi të sakta, duke përmirësuar ndjeshëm rezultatet për pacientët me sëmundje të komplikuara.

Mjekët tanë punojnë vazhdimisht për të avancuar diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve pulmonare. Me përkushtimin ndaj inovacionit, Starmed Hospital ofron kujdes të përditësuar bazuar në teknologji të përparuara dhe hulumtime shkencore që ndryshojnë dhe përmirësojnë rrënjësisht  praktikën mjekësore.

Pneumologjia | Sëmundjet Pulmonare | Çfarë bën një pneumolog?

Një Pneumolog/pulmolog është një mjek i specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të mushkërive dhe të sistemit të frymëmarrjes, duke përfshirë rrugët e frymëmarrjes, alveolat dhe enët e gjakut që lidhen me frymëmarrjen. Ata mund të fokusohen në fusha të caktuara, si astma ose mjekësia e gjumit, dhe gjithashtu mund të specializohen në trajtimin e grupeve të veçanta moshore, si fëmijët ose të moshuarit.

Pneumologët tanë menaxhojnë kushte të ndryshme të frymëmarrjes, përfshirë astmën, sëmundjen kronike obstruktive pulmonare (COPD), kancerin e mushkërive dhe tuberkulozin. Ne ju sygjerojmë të kontaktoni ekipin tonë të pneumologëve në rast se keni simptoma kronike të frymëmarrjes, si kollë e vazhdueshme ose frymëmarrje e shkurtër, që kërkojnë teste të specializuara.

Gjatë vizitës së parë, ekipi ynë do të krijojë një histori të detajuar mjekësore dhe do të kryejë një ekzaminim fizik. Ata mund t’ju kërkojnë teste si analiza gjaku, skanime imazherike ose teste të funksionit të mushkërive për t’ju ofruar më pas një diagnostikim dhe trajtim të specializuar.

Diagnoza e sëmundjeve pulmonare arrihet nëpërmjet testimeve si:

  • Analiza e gjakut
  • Testet imazherike si radiografia e gjoksit ose tomografia e kompjuterizuar (CT)
  • Testet e funksionimit pulmonar
  • Spirometria
  • Bronkoskopia
  • Studimi i gjumit

Nëse jeni diagnostikuar me një sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, mund të lini vizita të planifikuara për të kontrolluar sëmundjen tuaj me mjekët tanë këtu.