Telefononi 068 604 1412 ose shkoni menjëherë në urgjencë nëse fëmija:
- ka konvulsione që zgjasin më shumë se 5 minuta, ose nuk zgjohet mirë pas tyre
- merr frymë me shumë vështirësi, ose i nxihen buzët
- ka njolla të kuqe-vjollcë që nuk zbehen kur shtypni mbi to një gotë
- është shumë i përgjumur dhe nuk reagon, ose qan pa pushim me zë të dobët ose të mprehtë
- ka qafë të ngurtë, ose dhimbje të fortë koke me të vjella
| Temperatura | Çfarë do të thotë |
|---|---|
| 36.5–37.5°C | Normale |
| 37.6–37.9°C | E rritur lehtë: zakonisht vetëm vëzhgim |
| 38°C ose më shumë | Temperaturë (ethe) |
| 39–40°C | Temperaturë e lartë: e zakonshme te virozat, por kërkon vëmendje |
| mbi 40°C | Shumë e lartë: kontaktoni pediatrin po atë ditë |
Sa e lartë është temperatura nuk tregon gjithmonë sa e rëndë është sëmundja. Një fëmijë me 39.5°C që luan dhe pi lëngje është shpesh më mirë se një fëmijë me 38.3°C që është i fjetur dhe nuk pi. Gjendja e fëmijës ka më shumë rëndësi se numri.
Këshilla:
Shkaku më i shpeshtë janë infeksionet virale: ftohja, gripi, virusi RSV, gastroenteriti dhe “virozat” e dimrit. Shkaqe të tjera janë:

Llogaritni gjithmonë dozën sipas peshës së fëmijës, jo vetëm moshës. Përdorni lugën ose shiringën që vjen me ilaçin dhe lexoni përqendrimin në kuti (p.sh. 120 mg/5 ml ose 250 mg/5 ml). Nëse nuk jeni të sigurt, pyesni pediatrin ose farmacistin.
| Ilaçi | Doza e zakonshme | Sa shpesh | Maksimumi | Kujdes |
|---|---|---|---|---|
| Paracetamol | 10–15 mg për kg peshë | çdo 4–6 orë | jo më shumë se 4 doza në 24 orë (gjithsej deri 60 mg/kg në ditë) | Për foshnjat nën 3 muaj, vetëm me këshillë mjeku |
| Ibuprofen | 5–10 mg për kg peshë | çdo 6–8 orë | jo më shumë se 3 doza në 24 orë (gjithsej deri 30 mg/kg në ditë) | Vetëm mbi 3 muaj dhe mbi 5 kg. Jo kur fëmija është i dehidratuar, vjell shumë ose ka lisë të dhenve. |
Shembull: fëmija peshon 12 kg. Paracetamoli 15 mg/kg jep 180 mg për dozë. Me shurup 120 mg/5 ml, kjo është 7.5 ml.
Rregulla të rëndësishme:
Rreth 2–5 nga 100 fëmijë midis 6 muajsh dhe 5 vjeç kanë të paktën një herë konvulsione kur temperatura rritet shpejt. Fëmija humbet ndjenjat, ngurtësohet ose dridhet për disa sekonda deri në pak minuta. Është shumë e frikshme për prindërit, por konvulsionet febrile të thjeshta zakonisht nuk lënë pasoja dhe nuk do të thotë që fëmija ka epilepsi.
Çfarë të bëni:
Pas çdo konvulsioni të parë, fëmija duhet parë nga mjeku po atë ditë, për të gjetur shkakun e temperaturës.
Menjëherë, po atë ditë:
Brenda 1–2 ditësh:
Për shenjat e tjera kur duhet vizita, lexoni edhe kur duhet vizita te pediatri për fëmijën.
Nuk ka një numër të caktuar. Ilaçi jepet kur fëmija ka temperaturë (38°C ose më shumë) dhe ndihet keq, është nervoz ose ka dhimbje. Nëse fëmija me 38.5°C luan dhe pi lëngje, nuk është e nevojshme t’i jepni ilaç vetëm për të ulur numrin. Foshnjat nën 3 muaj me temperaturë duhet t’i shikojë mjeku para çdo ilaçi.
Temperatura 39°C është e zakonshme te virozat dhe nuk e dëmton vetë trurin apo organet. Ajo që ka rëndësi është gjendja e fëmijës: nëse pi lëngje, reagon dhe luan kur temperatura ulet. Foshnjat nën 6 muaj me 39°C, ose fëmijët që duken shumë të sëmurë, duhet t’i shikojë pediatri po atë ditë.
Te shumica e infeksioneve virale, temperatura zgjat 2–3 ditë, ndonjëherë deri në 5. Nëse zgjat më shumë se 3 ditë, ose largohet dhe pastaj rikthehet, fëmija duhet kontrolluar nga pediatri për të përjashtuar një infeksion bakterial, si otiti, infeksioni i urinës ose pneumonia.
Paracetamoli zakonisht e ul temperaturën me 1–2 gradë brenda 30–60 minutash, por jo gjithmonë deri në normale, dhe kjo nuk do të thotë që sëmundja është e rëndë. Kontrolloni nëse doza ishte e saktë për peshën e fëmijës. Nëse fëmija vazhdon të duket keq, flisni me pediatrin.
Vendoseni fëmijën mbi njërin krah në një vend të sigurt, mos i fusni asgjë në gojë dhe shikoni orën. Shumica e konvulsioneve febrile zgjasin më pak se 5 minuta. Telefononi 127 nëse zgjasin më shumë se 5 minuta, përsëriten ose fëmija nuk zgjohet mirë. Pas çdo konvulsioni të parë, fëmija duhet parë nga mjeku po atë ditë.
Në Starmed Hospital, pediatri viziton fëmijën dhe, kur duhet, mund të bëhen menjëherë analizat e gjakut dhe të urinës, testet e shpejta për grip dhe streptokok, ose grafia. Për fëmijët që kanë nevojë për serum ose ndjekje, Starmed ofron edhe hospitalizim pediatrik privat.
Rezervoni vizitën te pediatri →
Mësoni më shumë për Pediatrinë në Starmed.
Ky artikull ka qëllim informues dhe nuk zëvendëson vizitën te mjeku. Për dozat e ilaçeve, ndiqni gjithmonë udhëzimet e pediatrit ose të farmacistit.