- Ekipi i Mjekëve
- Ekipi i Stomatologëve
- Ekipi i Infermierëve
- Ekipi Administrativ
Ekipi i mjekëve të specializuar në kujdes mjekësor parandalues dhe në menaxhim të sëmundjeve akute dhe kronike, ka sjellë në poliklinikën tonë praktikat më të efektshme dhe bashkëkohore në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Integriteti dhe etika profesionale ndërthuren me komunikimin e ngrohtë dhe njerëzor për ta bërë çdo pacient të ndihet i qetë dhe i kuptuar. Mjekët tanë i japin vlerë kohës që kalojnë me pacientët, në mënyrë që të krijojnë planin e trajtimit mjekësor që i përshtatet më shumë nevojave të tyre.
Ekipi i stomatologëve të kualifikuar dhe me përvojë dhjetra vjeçare, garanton shëndetin optimal të dhëmbëve për të gjithë familjen, falë përkushtimit dhe metodave bashkëkohore. Stomatologët tanë janë të specializuar në ortodonci, endodonci dhe kirurgji, duke ofruar shërbim gjithëpërfshirës për t’i kthyer dritën buzëqeshjes suaj.
Ekipi i infermierëve ju asiston me dhembshurinë dhe kujdesin profesional që ju bën të ndiheni si në familje. Janë pikërisht ata që do t’ju gjenden pranë në çdo hap, jo vetëm për nevojat shëndetësore, por dhe ato emocionale duke jua bërë më të lehtë rrugën drejt shërimit.
Ekipi administrativ kujdeset që puna e mjekëve dhe e gjithë personelit mjekësor të jetë në standardet më të larta të cilësisë dhe profesionalizmit, mundësojnë një mjedis miqësor, mikpritës dhe me të gjitha kushtet dhe aparaturat e nevojshme për t’ju ofruar shërbimin më të mirë. Parimi bazë i punës së tyre është respekti ndaj profesionistëve dhe ndaj çdo pacienti që hyn në derën e klinikës, duke pritur këdo me buzëqeshje e duke ruajtur atmosferën familjare falë kujdesit për çdo detaj të punës së përditshme.